fbpx
Wednesday, January 27, 2021

Shtyhet mbledhja e KQZ-së, nuk ka vendim për certifikimin e kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë vendim sot në orën 17:30 për procesin e certifikimit të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14...
More

    te fundit

    Agim Ademi punëson në FFK djalin dhe nipin e Muharrem Ramës

    Derisa shumë ish futbollistë mezi e presin ndonjë konkurs punësimi në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), gjë që nuk ndodh dot, shtëpia e...

    PZAP aprovon vendimin e KQZ-së, Kurtit i mohohet kandidimi

    Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në PZAP, pas moscertifikimit të listës së kandidatëve...

    Besnik Tahiri: Mobilizim i llapjanëve për fitore

    Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Besnik Tahiri thote se ka angazhim dhe mobilizim si kurrë më parë i Aleancës në Podujevë për...

    Opsionet e mundshme që mund të dalin nga PZAP-i për kandidatët e pacertifikuar

    Partitë politike, listat e të cilave nuk janë certifikuar ende nga KQZ-ja, presin që një mundësi të tillë do t’ua jep PZAP. Ky institucion...

    Superliga e “infektuar” e Kosovës

    Shkruan: Ensar Ramadani, gazetar

    Sot i është dhënë lamtumira e fundit një sezoni të stërzgjatur dhe me shumë kritika e dyshime të Superligës së Kosovës në futboll.

    TESTI PER COVID-19 BRENDA 15 MINUTAVE REZULTATI

    Sikur të mos mjaftonte pauza për shkak të Pandemisë, ndeshjet pa tifozë dhe lojtarët që dolën pozitiv, niveli më i lartë i futbollit kosovar u shoqërua edhe me shumë dyshime për kurdisje të ndeshjeve.

    Faza e tretë ishte aspak profesionale dhe skuadrat kanë bërë “matematikat” e tyre, më shumë jashtë fushe se brenda vijave të bardha që shumë pak u luajt futboll cilësor.

    Për fat të keq faktet e ndonjë manipulimi mungojnë por kjo lehtë mund të kuptohet edhe nga deklaratat e trajnerëve të skuadrave që akuzonin njëri-tjetrin për trukime të ndeshjeve.

    Derisa për ata që i shikonin ndeshjet në “Livescore” dukej interesant duke u bazuar në pikë të përafërta të skuadrave, në fushë luhej tjetër sport.

    Gjyqtarët kanë qenë në nivelin më të ulët vitet e fundit, duke bërë disa përjashtime.

    Ndeshjet e nivelit të lartë si psh. Gjilani – Prishtina drejtoheshin nga gjyqtarë mesatar duke i lënë jashtë emrat e mëdhenj të referimit.

    Në anën tjetër, gjyqtarët që mbajnë emblemën e FIFA-s liheshin për ndeshjet e nivelit më të ulët që nuk kishin rëndësi në renditje.

    E pas çdo ndeshje që bënte bujë dhe kishte akuza për manipulim dhe gabime amatoreske të gjyqtarëve, vinte edhe një komunikatë “shpresëdhënëse” e FFK-së.

    Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka lëshuar komunikata të një pas njëshme se gjithçka po shkon sipas planit.

    Me këtë rast shtrohet pyetja: A ishin këto manipulime dhe kjo zbehje e futbollit kosovar në planet e FFK-së?

    Duke i lënë në dyshime dhe hipoteza, rikthehemi edhe një herë me vendimet në tavolinë që i dhanë shije të keqe sezonit.

    Superliga dhe Kupa vazhduan garat pas pushimit të pandemisë, por u anuluan të gjitha garat tjera të futbollit në përjashtim të një “finale” të futbollit të femrave.

    Arbëria dhe Besa e Pejës u inkuadruan në Superligë me një vendim të marrë në tavolinë duke lënë jashtë skuadra si Liria e Istogu që mund ta kishin provuar fatin e tyre në fushë.

    Më çudi ndodhi në Ligën e Dytë, ku A&N, një skuadër e financuar nga një qendër tregtare në Prizren dhe e fuzionuar me ish-skuadrën e kreut të FFK-së arrin në Ligën e Parë në kohë rekord, vetëm pas 17 ndeshjesh.

    Mos ndoshta këto vendime ishin për t’ia zgjatur jetën në krye të FFK-së një kryetari që është i dënuar me burg dhe vazhdon ta mbaj të uzurpuar postin më të lartë politik të futbollit kosovar.

    Kur jemi te kryesia nuk mundemi pa e përmendur edhe Kuvendin Zgjedhor në fillim të vitit.

    Aty ku do të duheshin të zgjidhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Agim Ademi tentoi një puç për ta vazhduar mandatin por një skenar i tillë i dështoi falë edhe këmbënguljes së “skuadrave opozitare” dhe prezencës së zyrtarit të UEFA-së.

    Me shumë tensione zgjedhjet përfunduan, në krye të Komitetit Ekzekutiv u vendosen njerëz të afërt me kryetarin e Federatës që në ligat regjionale nuk ua dinë zyrat skuadrave të qyteteve që përfaqësojnë.

    Pronarët e klubeve të mëdha dhe me emër, që si asnjëherë më parë investuan në skuadrat e tyre ishin lënë anash nga njerëz që përfaqësonin skuadra të ligave të ulëta ose të shkollave të futbollit.

    E sa herë që skandalet ndodhnin, të parët e Federatës fshiheshin pas sukseseve të Kombëtares duke i shfrytëzuar lojtarët për të dalë “faqebardhë” para publikut.

    Lojtarët e Kombëtares ftoheshin nga Evropa për një “vizitë” në zyrat e tyre për t’i “përgëzuar” për punën që po bëjnë në FFK.

    Në anën tjetër, faqja zyrtare e FFK-së është kthyer në një “Profil” personal të Agim Ademit, ku në të paraqitej çdo lëvizje e tij, madje ndonjëherë edhe për punë personale.

    Sezonin tjetër do të ketë një sistem të ri garash, bashkë me të shpresojmë të kemi një kryesi të ndërgjegjshme, më shumë futboll brenda fushave dhe më pak kalkulime.

    Federata t’i lë anash komunikatat dhe lëvdatat që ia bëjnë vetës duke mos lejuar që futbolli kosovar të prishet për qefin e kujtdo.

    Klubet ta kuptojnë se më mirë është që djersa e lojtarëve dhe mbështetja e tifozëve të mos shkelet dhe matematikën ta lënë për në shkollë dhe të dhurojnë futboll.

    Latest Posts

    Agim Ademi punëson në FFK djalin dhe nipin e Muharrem Ramës

    Derisa shumë ish futbollistë mezi e presin ndonjë konkurs punësimi në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), gjë që nuk ndodh dot, shtëpia e...

    PZAP aprovon vendimin e KQZ-së, Kurtit i mohohet kandidimi

    Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në PZAP, pas moscertifikimit të listës së kandidatëve...

    Besnik Tahiri: Mobilizim i llapjanëve për fitore

    Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Besnik Tahiri thote se ka angazhim dhe mobilizim si kurrë më parë i Aleancës në Podujevë për...

    Opsionet e mundshme që mund të dalin nga PZAP-i për kandidatët e pacertifikuar

    Partitë politike, listat e të cilave nuk janë certifikuar ende nga KQZ-ja, presin që një mundësi të tillë do t’ua jep PZAP. Ky institucion...

    mos i humb

    Selmanaj: Kurti na prishi edhe me Shqipërinë

    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se LDK ka treguar se është për të mirën e...

    Konjufca me akuza të rënda ndaj Valdete Dakës: Ajo ndikon në KQZ kundër Albin Kurtit, po duan eliminim politik

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se nuk ka ndonjë informacion se a ka ardhur në zyrën e VV-së ndonjë dokument që ia...

    Gjinovci: As unë nuk do ta lejoja Kurtin që të kandidojë

    Aktivisti Rron Gjinovci ka thënë se nuk do ta lejonte kreun e Lëvizjes Vetëvendosje të kandidonte në zgjedhjet e 14 shkurtit.Gjinovci në Pressing të...

    Ahmeti: Penalizimi i Kurtit i ndihmon Vetëvendosjes

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se VV do të përfitojë nga ndalimi që i është bërë Albin...

    Mimoza Kusari-Lila: Qytetarët nuk do të bien pre e premtimeve megalomane dhe karameleve

    Kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, në debatin “Kallxo Pernime” tha se qytetarët nuk do të bien pre e...

    REKLAMA JUAJ KETU

    Nese deshironi te reklamoni ne portaline tone atehere na kontaktoni ketu.