fbpx
Wednesday, October 21, 2020

Gjykata e ul dënimin për Pjetër Ndrecajn

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar Pjetër Ndrecajn me 24 vjet e gjysmë burg.Ndrecaj u soll në sallën e gjykimit i prangosur dhe...
More

    te fundit

    “Afera Ademi”: “Diçka ka lujt puna”, “Kam mbet si m*t”

    “Afera Ademi” – Ashtu siç ka paralajmëruar dje, Gazeta Metro nga sot fillon publikimin e përgjimeve ndaj kryetarit të FFK’së, Agim Ademit, Muharrem Ramës,...

    “Afera Ademi”: Përgjimet telefonike – “ja kerrin ja paret”, “kerri shkon te Samia”

    “Afera Ademi” – Ashtu siç ka paralajmëruar dje, Gazeta Metro nga sot fillon publikimin e përgjimeve ndaj kryetarit të FFK’së, Agim Ademit, Muharrem Ramës,...

    Inspektorati i Punës i del në mbrojtje edhe një zyrtari tjetër të larguar nga FFK

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon të humbas karshi disa zyrtarëve të saj që i ka shkarkuar apo i ka larguar nga...

    Heqja e vijave të kuqe nga LDK-ja për PDK-në, kthim në “normalitet”

    Në adresë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nuk ka ardhur asnjë kërkesë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për përfshirje në qeveri, thotë...

    Rrëfehet qytetari që u rrah nga 4 policë – Tregon çka çoi te rrahja

    Ngjarje e rëndë dhe e pahijshme ka ndodhur mbrëmë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku në videon shihet një person me inicialet B.S, shihet duke u arrestuar dhunshëm nga Policia e Kosovës për shkak të mosmbajtje të maskës. Dhe B. S (emër i njohur për redaksinë) ka rrëfyer anën e tij për ngjarjen që mund ta shohim në video.

    Ai treguar se sjellja e zyrtarëve policorë ndaj tij nuk ka qenë në nivel të duhur, dhe se, sipas tij, policët kishin sjellje arrogante prej ndalimit.

    BLEJ TANI

    Ai ka rrëfyer në detaje tërë ngjarjen.

    “Jam dalë dje në shesh me gru e me fëmijë edhe te lojërat, janë shku fëmija në kerret që janë me lu edhe një polici e pa maskën ngjystë të vendost’ edhe tha vendose maskën krejt edhe po e vendosi edhe i thash më fal po jom tu u marrë me fëmijë. Kur e përfunduam po kthehemi edhe të njetit policë, po me thonë… dokumentin për më të identifiku (e thotë me ton të lartë) thashë o vëlla gjithë kjo bërtimë, unë s’jom tu bo kurgjo se po më tuten fëmija, fëmijët ja nisen me kajtë, ja jepa dokumentit, edhe thanë që duhet me të identifiku në polici, ju thash s’ka problem, u bonen 7 minuta, edhe ju thash “o vëlla juve ju lajmërunë policia se nuk kam fletarrest ose diçka në polici, ja lëshmoni, ja shkruje gjobën” ata (policia) më thanë “na e dijna, largohu, largohu, mbaje distancën”, nejse u bonen 10 minuta as nuk ma shkrujshin tiketën as nuk më lirojshin”, ka rrëfyer ai për Periskopin.

    B.S tregon se gjatë asaj kohe ka kontaktuar me policinë sepse sipas tij policët që e kishin ndaluar nuk po i tregonin se çfarë të bënte dhe se ndaj tij ishin treguar arrogantë.

    “Po e thirri policinë 192, i thash jam B.S, jam kalimtar, jam me gru me fëmijë, qeshtu qeshtu, më thanë vendose mirë maskën, e vendosa, u sillën në mënyrë arrogante, ama letërnjoftimi, ja dhash, largohu mbaje distancën më thanë me zë të lartë, i thash “a ka mundësi me ditë, çka është gjithë ky zë i lartë, gjith ky ton, a keni mundësi një patroll se me këta policë nuk po mundëm të kuptohem, as nuk po më lirojnë as nuk po dënojnë, a keni mundësi me ma ba çahre, më thanë merre numrin e Inspektoriatit Policior, unë i thirra ata (Inspektoriatin Policor) dhe më thanë që vjen të hënë e jep një deklaratë. Unë ju thash a keni mundësi me ardhë se këta janë tu mi nxjerr fjaltë, jam më gru e me fëmijë janë tu mu tutë. Ata më thanë merri numrat e policëve që t’i identifikojmë. Tu ja marr qatij policit numrat, më tha çka po afrohesh, largohu, edhe i çova durtë edhe thash çka është gjithë kjo injorancë, edhe nuk kom ditë kurgjo, vec kur ma kanë hi boks mas kokës, njani e tjetri, më arrestuan, nuk e dijsha çka u bo, fëmija kajshin, gruja qashtu. Më kanë futë në kerr tu m’goditë me kokë edhe njoni tu m’goditë mu e ka vra koken e vetë”, është shprehur B.S

    Ai po ashtu ka thënë se sjellja e policëve nuk ka qenë korrekte as në stacion policior, bile atij nuk i është dhënë as ujë për të pirë dhe se është kërcënuar nga një prej tyre.

    “Po m’çojnë në stacion tu m’goditë herë njëri herë tjetri, si zbresim në stacion ja nisin tu m’goditë brinjëve, shqelma e boksa prej prapa, kur kemi hy në stacion kom kërku ndihmë me shpresë që është naj rreshter a komandant. Më kanë shti në një dhomë që është terr edhe nja dy boksa mi kanë dhënë, polici më tha “veç kurrë mos të takojë në rrugë se ki me pa kush jam unë, se e vrava kryet sherri yt”, ka rrëfyer ai.

    B.S poashtu ka thënë se policët kanë ndryshuar qëndrimin e tyre, kur në stacion policior është paraqitur Inspektoriat i PK-së.

    “Inspektorati më thirrke në telefon por nuk mundesha t’ia hapi, por dikur vendosa sepse më i rrahur se sa isha nuk bohesha. Rreshteri ia mbante zhagun policëve, kur erdh Inspektorati, ata menjëherë i ndërruan fjalët policia e rreshteri, as nuk m’kanë pru ujë as nuk e kanë thirr doktorin, krejt vonë, kur kanë dëgju që po vijnë Inspektorati atëherë i kanë sjellë, ujin e doktorin, as nuk më çojshin te spitali.”, ka thënë ai.

    Ndryshe, B.S pas mbajtjes për 48 është liruar, ku këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Fanol Krasniqi.

    “Po tani e ka marrë fletlëshimin. Ai ka qenë i ndaluar për 48 orë. Klienti im akuzohet për kanosje të zyrtarëve policor dhe mosbindje ndaj urdhrave. Tani jemi duke pritur hetimet nga Inspektorati i Policisë”, ka thënë ai.

    Edhe Inspektorati Policor ka nisur hetimet për këtë arrestim.

    Latest Posts

    “Afera Ademi”: “Diçka ka lujt puna”, “Kam mbet si m*t”

    “Afera Ademi” – Ashtu siç ka paralajmëruar dje, Gazeta Metro nga sot fillon publikimin e përgjimeve ndaj kryetarit të FFK’së, Agim Ademit, Muharrem Ramës,...

    “Afera Ademi”: Përgjimet telefonike – “ja kerrin ja paret”, “kerri shkon te Samia”

    “Afera Ademi” – Ashtu siç ka paralajmëruar dje, Gazeta Metro nga sot fillon publikimin e përgjimeve ndaj kryetarit të FFK’së, Agim Ademit, Muharrem Ramës,...

    Inspektorati i Punës i del në mbrojtje edhe një zyrtari tjetër të larguar nga FFK

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon të humbas karshi disa zyrtarëve të saj që i ka shkarkuar apo i ka larguar nga...

    Heqja e vijave të kuqe nga LDK-ja për PDK-në, kthim në “normalitet”

    Në adresë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nuk ka ardhur asnjë kërkesë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për përfshirje në qeveri, thotë...

    mos i humb

    Nesër fillon mësimi nëpër shkolla, të gjithë nxënësit obligohen të bartin maska

    Ministri i Arsimit, Ramë Likaj gjatë një konference për media ka njoftuar edhe zyrtarisht se më rekomandim të MSH-së dhe IKSHPK-së nesër do të...

    Kryeministri izraelit të martën i drejtohet me një video-mesazh popullit të Kosovës

    Dy javë pas takimit dhe marrëveshjes së Washingtonit, në të cilën u përfshi edhe njohja mes Kosovës e Izraelit dhe vendosja e ambasadës së...

    Kurti e Veseli bashkë kundër Mini-Shengenit

    Dy partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës po kundërshtojnë ashpër ndryshimin e qëndrimit të Qeverisë Hoti për Mini-Shengenin Ballkanik.Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e...

    Zemaj: Vetëdijesimi i qytetarëve ka ndikuar që të bie numri i të infektuarve

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se ka kërkuar që të ketë bashkëpunim ndërmjet prindërve-nxënësve dhe mësimdhënësve që të menaxhohet më lehtë situata...

    Kurti zbulon prapaskenat e emërimeve në LDK: Zemaj deshi të bëhej Ministër i Drejtësisë

    Ish-Kryeministri Albin Kurti ka folur edhe për prapaskenat që kanë ndodhur në Lidhjen Demokratike të Kosovës kur është vendosur për emërimet në pozitat qeveritare....

    REKLAMA JUAJ KETU

    Nese deshironi te reklamoni ne portaline tone atehere na kontaktoni ketu.