fbpx
Friday, September 25, 2020

Rrëfehet qytetari që u rrah nga 4 policë – Tregon çka çoi te rrahja

Ngjarje e rëndë dhe e pahijshme ka ndodhur mbrëmë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku në videon shihet një person me inicialet B.S,...
More

    te fundit

    Grenell nuk komenton deklaratën e Trump për “vrasjet masive në mes shqiptarëve e serbëve”

    Ambasadori Richard Grenell, i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka komentuar deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

    Deklarata e Kurtit për Ujmanin, Grenell: Një kritikë krejtësisht e çmendur që s’do t’i ipja rëndësi!

    Pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në mes të kryeministrit Hoti dhe delegacionit amerikan, është mbajtur një konferencë për media.Kjo marrëveshje u quajt historike, e...

    Nënshkruhet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë amerikane

    Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me delegacionin e lartë të Qeverisës amerikane, i prirë nga ambasadori Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i...

    Grenell pas takimit me Hotin: Jemi këtu për të treguar përkushtimin tonë që marrëveshja ekonomike të përmbushet

    I dërguri i posaçëm i SHBA-së në Ballkanin Perendimor, ambasadori Richard Grenell, ka thënë se ka arritur në Kosovë me qëllim për të përmbushur...

    PDK: Qeveria Hoti futi Kosovën në listën e zezë për pandemi dhe firmosi bashkëpronësinë e Ujmanit me Serbinë

    Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të dështuar në qeverisjen e brendshme dhe politikën e jashtme, 100 ditëshin e punës së qeverisë të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.

    “Kjo periudhë e qeverisjes u karakterizua me dështim në menaxhimin e pandemisë, ku Kosova shënoi ndër rastet më larta në botë sa i përket numrit të të infektuarve dhe të vdekurve për kokë banori. Kosova u fut në listën e zezë të udhëtimeve të qytetarëve tonë nga shumica e vendeve të rajonit dhe ato evropiane”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

    BLEJ TANI

    “Krahas kësaj, Qeveria Hoti dështoi t’i dalë në ndihmë ekonomisë dhe qytetarëve të vendit duke mos përmbushur as për së afërmi premtimet për rimëkëmbje ekonomike. Mijëra punëtorë po rrezikojnë vendet e tyre të punës, ndërsa qindra biznese janë afër kolapsit si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia dhe paaftësisë së kësaj qeverie. Qytetarët e Kosovës po varfërohen çdo ditë e më shumë”.

    PDK thotë se premtimet për ndarjen e fondit mbi 1 miliard euro për tejkalimin e krizës kanë mbetur në letër nga Qeveria Hoti, e cila nuk ka as vizon dhe as vullnet për t’u marrë me këtë problematikë.

    “Në 100 ditë, Qeveria Hoti dështoi në përgatitjet për rifillimin me kohë të mësimit më 1 shtator duke krijuar konfuzitet të madh në mesin e shumë prindërve e mësimdhënësve. Me këtë qasje, kjo qeveri po rrezikon të ardhmen e mijëra fëmijëve të Kosovës, të cilët ka mbi pesë muaj që janë shkëputur nga mësimi i rregullt. Edhe rifillimi i mësimit i paralajmëruar më 14 shtator ka rrezik të dështoj sepse mungojnë përgatitjet e instruksionet si të veprohet në kushtet e pandemisë”.

    Për shkak të përplasjeve e kërcënimeve të vazhdueshme brenda partnerëve të koalicionit, partia e Kadri Veselit thotë se kjo qeveri e ka besimin shumë të ulët dhe se qytetarët po zhgënjehen çdo ditë.

    “Dështimi në qeverisjen e brendshme u karakterizua me dështimin në politikën e jashtme javën që shkoi, ku delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga Kryeministri Hoti, humbi shansin historik për arritjen e një marrëveshje me njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington. Nga përplasjet e brendshme fisnore të anëtarëve të delegacionit, u pranua të ndahet pronësia për Liqenin e Ujmanit me Serbinë; u lejua të negociohet për pasuritë kombëtare të Kosovës dhe u rrezikuan interesat strategjike të vendit”.

    Ndërkaq, thotë se Qeveria Hoti dështoi të përmbushë pritjet e qytetarëve për arritjen e një marrëveshje historike finale duke rrëshqitur gradualisht drejt temave teknike me Serbinë.

    “Ajo është e dobët, aspak transparente dhe pa kurrfarë mbështetje legjitime qytetare për të qeverisur me Kosovën”.

    Latest Posts

    Grenell nuk komenton deklaratën e Trump për “vrasjet masive në mes shqiptarëve e serbëve”

    Ambasadori Richard Grenell, i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka komentuar deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

    Deklarata e Kurtit për Ujmanin, Grenell: Një kritikë krejtësisht e çmendur që s’do t’i ipja rëndësi!

    Pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në mes të kryeministrit Hoti dhe delegacionit amerikan, është mbajtur një konferencë për media.Kjo marrëveshje u quajt historike, e...

    Nënshkruhet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë amerikane

    Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me delegacionin e lartë të Qeverisës amerikane, i prirë nga ambasadori Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i...

    Grenell pas takimit me Hotin: Jemi këtu për të treguar përkushtimin tonë që marrëveshja ekonomike të përmbushet

    I dërguri i posaçëm i SHBA-së në Ballkanin Perendimor, ambasadori Richard Grenell, ka thënë se ka arritur në Kosovë me qëllim për të përmbushur...

    mos i humb

    Policia e sqaron arrestimin e mbrëmshëm: Qytetari ishte arrogant, kërcënoi policinë

    Në Ligjin për luftimin e sëmundjeve ngjitëse dhe pandemive janë të qarta kompetencat dhe mandatet ligjore, duke përfshirë edhe ndëshkimet për personat që nuk...

    Haradinaj: Kjo nuk i ka hije policisë

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas lajmit për arrestimin e një qytetari në qendër të Prishtinës me arsyetimin se...

    Hoti i reagon PDK-së dhe LVV-së: E kemi kthyer Kosovën në rrugën euro-atlantike pa shpenzuar miliona

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj kritikave që janë bërë ndaj tij pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.Hoti...

    Mustafa i reagon LVV-së e Vuçiqit për asociacionin

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratave të LVV-së ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.Mustafa përmes një shkrimi në Facebook Mustafa thotë se pos...

    Çfarë mund të ndodhë me aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj Thaçit dhe Veselit?

    Gjykata Speciale ende nuk e ka bërë të ditur vendimin për aktakuzën e propozuar të Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentarit Kadri...

    REKLAMA JUAJ KETU

    Nese deshironi te reklamoni ne portaline tone atehere na kontaktoni ketu.