Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me delegacionin e lartë të Qeverisës amerikane, i prirë nga ambasadori Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi.
Marrëveshja është nënshkruar në ambientet e Qeverisë së Kosovës nga kryeministri Avdullah Hoti dhe zyrtari i lartë amerikan Adam Bochler.Marrëveshja është nënshkruar në ambientet e Qeverisë së Kosovës nga kryeministri Avdullah Hoti dhe zyrtari i lartë amerikan Adam Bochler.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve ka marrë pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi e kryekuvendarja, Vjosa Osmani.
Marrëveshjet e nënshkruara sot janë në vazhdën e marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.