fbpx
Tuesday, July 14, 2020

Edhe një person humb jetën nga COVID-19

Edhe një person ka humbur jetën brenda 24 orëve të fundit nga COVID-19, transmeton TOPLAJME.ALNumri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka...
More

    te fundit

    Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, ndryshon formatin e garave dy herë brenda pak ditëve!!!

    Ndryshohet sërish formati i garave të Superligës.Komiteti Ekzekutiv i FFK-së gjatë të martës  mbajti mbledhjen e radhës ku u diskutua për rrjedhën e garave...

    LDK-ja thotë se gjendja shëndetësore e Isa Mustafës është shumë e mirë

    Të premten e kaluar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi se ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Për gjendjen e tij ka...

    Nga nesër rezultatet për të infektuarit, shëruarit, të vdekurit nga COVID-19 do të publikohen në ora 15:00

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga nesër, informacionet për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në...

    Shqiptarët ia kërkojnë 1 ministri Vuçiqit dhe 3 pozita tjera për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Serbisë

    Koalicioni i shqiptarëve të Luginës sot janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilin kanë diskutuar për mundësinë e futjes në...

    “Lufta e pastër” e “shokut” Thaçi, gazeta gjermane zbulon prapaskenat e aktakuzës ndaj presidentit

    Triumf diplomatik për Brukselin

    • Michael Martens, korrespondent për vendet e Evropës Juglindore me qendër në Vjenë dhe Thomas Gutschker, korrespondent politik për Bashkimin Evropian, NATO dhe vendet e Beneluxit me qendër në Bruksel, i kanë kushtuar vëmendje të veçantë lajmit për aktakuzën e ngritur nga Gjykata Speciale ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Në artikullin e publikuar nga Frankfurter Allgemeine Zeitung, citohet se si edhe rivalët politikë të Thaçit, e kanë hedhur poshtë aktakuzën ndaj tij, përcjell Bota sot.

    BLEJ TANI

    Sipas korrespodentëve, aktakuza ndaj presidentit e cila ishte gati në prill, u bë publike tek tani, pasi ekziston frika jo vetëm në qarqet diplomatike se Thaçi dëshironte të siguronte garanci kundër ndjekjes duke nisur bisedimet me Uashingtonin.

    Nuk përjashtohet mundësia që kjo mund të jetë edhe një përpjekje për të ndaluar një sukses të mundshëm të presidentit amerikan Donald Trump në politikën e jashtme.

    Ndëkohë, vizitën e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti të enjtën në Bruksel, ata e kanë cilësuar se triumf diplomatik të Brukselit. Për Thaçin, ata paralajmërojnë se askush nuk do të dëshirojë të bisedojë për një kohë.

    “Në Bruksel ka një pritshmëri të fortë se Hoti do të përfaqësojë vendin e tij në bisedime me Serbinë dhe jo Thaçi, me të cilin askush nuk do të dëshirojë të ulet për një kohë”, shkruhet në artikull, përcjell Bota sot.

    Në vazhdim artikulli i plotë:

    “Lufta e pastër” e “shokut” Thaçi

    • Aktakuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte ka tronditur Ballkanin. Edhe kundërshtarët politikë po kërcenin për Thaçin.
    • Të paktën deri më 24 tetor, publiku do të mësojë nëse Hashim Thaçi, president i Kosovës, do të përgjigjet për aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjyqtari ekzaminues i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ka gjashtë muaj kohë për të vendosur nëse do të pranojë aktakuzën në formën e saj aktuale ose jo. Akuza, e cila është publikuar nga e mërkura, ishte gati që më 24 prill. Zhvillimet e fundit kanë tronditur Ballkanin si asnjë lajm për një kohë të gjatë. Shumë politikanë shqiptarë kanë treguar solidaritet publik me Thaçin.
    • Një prej tyre është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai akuzoi Gjykatën Speciale, e cila u krijua me mbështetjen themelore të Bashkimit Evropian, se “hodhi baltë”mbi Thaçin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Thaçi ishte zëdhënësi politik i UÇK-së në vitet ’90 dhe mbeti i tillë deri në shpërbërjen e saj pas përfundimit të luftës së Kosovës në vitin 1999. Sipas Ramës, akuzat kundër tij ishin drejtuar kundër “Kosovës dhe shqiptarëve” në tërësi. Në njoftimin e Gjykatës thuhet se shqiptarët ishin një “komb agresorësh”, kur ata në të vërtetë ishin “viktima të agresionit”.

    Besim te pafajësia e Thaçit

    Edhe në Kosovë, aktakuza u hodh poshtë edhe nga vetë rivalët e Thaçit. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ishte akuzuar vetë për krime lufte, por është liruar nga akuzat, tha se UÇK-ja ka bërë një “luftë të pastër”. Ai beson në pafajësinë e Thaçit dhe të gjithë “shokëve” të tjerë. Deklarata të tilla konfirmojnë edhe njëherë, si në rastin e kroatëve, se shumë shqiptarë e kanë vështirë të kuptojnë se edhe në një luftë mbrojtëse kundër një agresori, pala e sulmuar mund të kryejë krime lufte.

    Kjo kundërshtohet nga deklaratat serbe, të cilët e paraqesin aktakuzën dhe gjykimin e mundshëm të Thaçit si një hap të vonuar të një juridiksioni ndërkombëtar, që në fund të fundit perceptohet si “anti-serb”. Ekzistojnë gjithashtu spekulime për sfond politik: nëse akuza ishte gati që në prill, pse u bë publike dy muaj më vonë? Me fjalë të tjera, pse nuk u prit vendimi për të pranuar ose hedhur poshtë aktakuzën?

    Një përgjigje e mundshme lind nga pasojat e dukshme të njoftimit: Samiti i planifikuar për të shtunën në Shtëpinë e Bardhë mes Thaçit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i iniciuar nga i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për Ballkanin, Richard Grenell, do të shtyhet për një kohë të pacaktuar. Ai ndoshta nuk do të zhvillohet në formatin e parashikuar fillimisht. Një shpjegim i mundshëm për kronologjinë është frika, e cila nuk qarkullon vetëm në qarqet diplomatike, se Thaçi dëshironte të siguronte garanci kundër ndjekjes duke nisur bisedimet me Uashingtonin.

    Të tjerë, nga ana tjetër, duan të shohin te ky hap i Gjykatës, mbi të gjitha, një përpjekje për të ndaluar një sukses të mundshëm të Trump në politikën e jashtme. Ky është sigurisht spekulim. Një shënim i dukshëm për këtë është fakti se prokurori që qëndron pas akuzës kundër Thaçit është një amerikan: Jack Smith, i diplomuar në Shkollën Juridike në Harvard.

    Triumf diplomatik për Brukselin

    Në çdo rast, anulimi i bisedimeve në Uashington ishte një triumf diplomatik për BE-në. Brukseli kishte qenë prej kohësh dyshues për mënyrën se si vepronte Grenell në rajon, pa u këshilluar me europianët. Tani BE-ja është rikthyer në avantazh. Jo pa kënaqësi, zëdhënësi i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE, tha: “E ardhmja evropiane për njerëzit në Kosovë dhe Serbi është përmes dialogut të sponsorizuar nga BE mes dy palëve”. Nuk ka asnjë “alternativë”. Përfaqësuesi Special i BE, Miroslav Lajçak ka njoftuar se raundi i parë do të zhvillohet në Bruksel në korrik.

    Si parapërgatitje, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti erdhi në Bruksel të enjten dhe Aleksandar Vuçiq të premten. Hoti u takua me krerët e Këshillit dhe të Komisionit të enjten në mbrëmje, Vuçiq të premten në mëngjes. Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen falënderoi Hotin për zgjedhjen e Brukselit si destinacionin e parë të udhëtimit jashtë vendit dhe jo Uashingtonin – mund të marrësh me mend. Ballkani Perëndimor është një përparësi për Komisionin, dialogu mes palëve është “çelësi” për përparimin drejt anëtarësimit në BE. Në Bruksel ka një pritshmëri të fortë se Hoti do të përfaqësojë vendin e tij në bisedime me Serbinë dhe jo Thaçi, me të cilin askush nuk do të dëshirojë të ulet për një kohë.

    Latest Posts

    Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, ndryshon formatin e garave dy herë brenda pak ditëve!!!

    Ndryshohet sërish formati i garave të Superligës.Komiteti Ekzekutiv i FFK-së gjatë të martës  mbajti mbledhjen e radhës ku u diskutua për rrjedhën e garave...

    LDK-ja thotë se gjendja shëndetësore e Isa Mustafës është shumë e mirë

    Të premten e kaluar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi se ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Për gjendjen e tij ka...

    Nga nesër rezultatet për të infektuarit, shëruarit, të vdekurit nga COVID-19 do të publikohen në ora 15:00

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga nesër, informacionet për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në...

    Shqiptarët ia kërkojnë 1 ministri Vuçiqit dhe 3 pozita tjera për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Serbisë

    Koalicioni i shqiptarëve të Luginës sot janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilin kanë diskutuar për mundësinë e futjes në...

    mos i humb

    Reagim tjetër: Nëse nuk ndodhë kjo gjë, Prishtina ka paraparë tërheqjen nga garat

    Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës ka përfunduar mes shumë tensioneve dhe incidenteve. Kryeqytetasit janë ndarë tejet të pakënaqur me mënyren e ndarjes së drejtësisë,...

    Ish-kreu i Plisave fton klubet për protestë: Krerët e FFK-së po e shkatërrojnë futbollin

    Ish-kreu i Plisave, Albert Kastrati ka ftuar të gjithë klubet që të bashkohen në një protestë kundër atyre që po e dëmtojnë futbollin e...

    Llapi pas skandalit të Gjilanit: Federata me të deleguarit e saj po i humbin investimet milionëshe të donatorëve të klubeve

    Llapi ka reaguar pas ndeshjes së sotme mes Gjilanit dhe Prishtinës, ku trajneri dhe futbollistët e prishtinasve u goditën me sprej lotjsellës nga policia.Gjilani...

    Ballkani dënon ndërhyrjen brutale të policisë ndaj trajnerit dhe lojtarëve të Prishtinës

    Ballkani ka reaguar pas ndeshjes së sotme mes Gjilanit dhe Prishtinës, ku trajneri dhe futbollistët e prishtinasve u goditën me sprej lotjsellës nga policia.Gjilani...

    Trepça ‘89: Kjo që ndodhi sot nuk ka të bëjë me futboll

    Trepça ’89 ka reaguar pas ndeshjes së sotme kontraverse mes Gjilanit dhe Prishtinës, duke thënë se kjo që ka ndodhur sot nuk ka të...

    REKLAMA JUAJ KETU

    Nese deshironi te reklamoni ne portaline tone atehere na kontaktoni ketu.