fbpx
Wednesday, October 21, 2020

Gjykata e ul dënimin për Pjetër Ndrecajn

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar Pjetër Ndrecajn me 24 vjet e gjysmë burg.Ndrecaj u soll në sallën e gjykimit i prangosur dhe...
More

    te fundit

    “Afera Ademi”: “Diçka ka lujt puna”, “Kam mbet si m*t”

    “Afera Ademi” – Ashtu siç ka paralajmëruar dje, Gazeta Metro nga sot fillon publikimin e përgjimeve ndaj kryetarit të FFK’së, Agim Ademit, Muharrem Ramës,...

    “Afera Ademi”: Përgjimet telefonike – “ja kerrin ja paret”, “kerri shkon te Samia”

    “Afera Ademi” – Ashtu siç ka paralajmëruar dje, Gazeta Metro nga sot fillon publikimin e përgjimeve ndaj kryetarit të FFK’së, Agim Ademit, Muharrem Ramës,...

    Inspektorati i Punës i del në mbrojtje edhe një zyrtari tjetër të larguar nga FFK

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon të humbas karshi disa zyrtarëve të saj që i ka shkarkuar apo i ka larguar nga...

    Heqja e vijave të kuqe nga LDK-ja për PDK-në, kthim në “normalitet”

    Në adresë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nuk ka ardhur asnjë kërkesë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për përfshirje në qeveri, thotë...

    Kurti e Veseli bashkë kundër Mini-Shengenit

    Dy partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës po kundërshtojnë ashpër ndryshimin e qëndrimit të Qeverisë Hoti për Mini-Shengenin Ballkanik.

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, po vlerësojnë se kjo nismë rajonale është e dëmshme dhe nuk i sjell asnjë të mirë Kosovës. Madje thonë se do të kundërshtojnë me të gjitha mjetet demokratike.

    BLEJ TANI

    Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci thotë për KosovaPress, se ideja e Mini-Shengenit është ide e Serbisë dhe si e tillë nuk duhet pranuar.

    “Ideja për mini-shengenin është e ditur botërisht që është ide e Serbisë e iniciuar para disa viteve nga presidenti Vuçiq. Është një gjë shumë e keqe që përkundër kundërshtimeve që fillimisht i kishte edhe LDK-ja gjatë kohës kur ishte në opozitë në legjislaturën e kaluar, tashmë erdhën në një situatë kur po ia mundësojnë projektin e tij për dominim në këtë pjesë të Ballkanit. Kjo nuk i sjell asnjë të mirë Kosovës, e as Shqipërisë”, thotë ajo.

    E në PDK thonë se qeveria Hoti ka hequr dorë nga parimet e veta në Uashington kur ka pranuar Mini-Shengenin.

    Zëdhënësi Avni Bytyçi thotë se kjo është një pikë dobësie për të ardhmen e vendit.

    “Është pikë dobësie pse kryeministri ose qeveria e Kosovës edhe pse në parim ju e dini në vitet e kaluar gjitha paritë politike kanë qenë kundër Mini-Shengenit. Ne besojmë se integrimi në BE duhet të na bashkojë dhe kuptohet qasja në shengen zonë… Kryeministri ka hequr dorë nga këto parime dhe ka pranuar që Kosova të jetë në Mini-Shengenin. Por, PDK-ja ka qenë kundër atëherë është sot dhe do të vazhdojë të jetë kundër në të ardhmen dhe do të kundërshtojë me të gjitha mjetet e saj”, thotë ai.

    Ndërkaq profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku thotë se kjo nismë rajonale mund të jetë një shtys e madhe ekonomike për thyerjen e barrierave të bashkëpunimit.

    Ndonëse u shpreh se Kosova mund të sfidohet nga hapja tregtare duke pasur bilancin e ulët tregtar.

    “Në situatën aktuale kur Kosova ka bilancin tregtar tjetër negativ dhe është vërshuar nga importet që vijnë nga Serbia, Maqedonia dhe nga shtetet tjera sigurisht që Kosova do të jetë e sfiduar nga kjo hapje tregtare. Por Kosova duhet të llogaritë që gradualisht të shtojë eksportin e vet dhe këtë mënyrë të përmirësojë bilancin tregtar për veti dhe të bëhet një partner i barabartë me një projekt të tillë… Këtë e konsideroj si një shtytje të madhe ekonomike për thyerjen e barrierave ekonomike për stimulimin e bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik të vendeve të rajonit”, u shpreh Sadiku.

    Idea e një Mini-Shengeni Ballkanik lindi vitin e kaluar në Novi-Sad të Serbisë. Aty Kosova nuk ishte e ftuar për dallim prej disa shteteve tjera rajonale, derisa vazhdoi në Ohër e Durrës.

    Latest Posts

    “Afera Ademi”: “Diçka ka lujt puna”, “Kam mbet si m*t”

    “Afera Ademi” – Ashtu siç ka paralajmëruar dje, Gazeta Metro nga sot fillon publikimin e përgjimeve ndaj kryetarit të FFK’së, Agim Ademit, Muharrem Ramës,...

    “Afera Ademi”: Përgjimet telefonike – “ja kerrin ja paret”, “kerri shkon te Samia”

    “Afera Ademi” – Ashtu siç ka paralajmëruar dje, Gazeta Metro nga sot fillon publikimin e përgjimeve ndaj kryetarit të FFK’së, Agim Ademit, Muharrem Ramës,...

    Inspektorati i Punës i del në mbrojtje edhe një zyrtari tjetër të larguar nga FFK

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon të humbas karshi disa zyrtarëve të saj që i ka shkarkuar apo i ka larguar nga...

    Heqja e vijave të kuqe nga LDK-ja për PDK-në, kthim në “normalitet”

    Në adresë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nuk ka ardhur asnjë kërkesë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për përfshirje në qeveri, thotë...

    mos i humb

    Nesër fillon mësimi nëpër shkolla, të gjithë nxënësit obligohen të bartin maska

    Ministri i Arsimit, Ramë Likaj gjatë një konference për media ka njoftuar edhe zyrtarisht se më rekomandim të MSH-së dhe IKSHPK-së nesër do të...

    Kryeministri izraelit të martën i drejtohet me një video-mesazh popullit të Kosovës

    Dy javë pas takimit dhe marrëveshjes së Washingtonit, në të cilën u përfshi edhe njohja mes Kosovës e Izraelit dhe vendosja e ambasadës së...

    Kurti e Veseli bashkë kundër Mini-Shengenit

    Dy partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës po kundërshtojnë ashpër ndryshimin e qëndrimit të Qeverisë Hoti për Mini-Shengenin Ballkanik.Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e...

    Zemaj: Vetëdijesimi i qytetarëve ka ndikuar që të bie numri i të infektuarve

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se ka kërkuar që të ketë bashkëpunim ndërmjet prindërve-nxënësve dhe mësimdhënësve që të menaxhohet më lehtë situata...

    Kurti zbulon prapaskenat e emërimeve në LDK: Zemaj deshi të bëhej Ministër i Drejtësisë

    Ish-Kryeministri Albin Kurti ka folur edhe për prapaskenat që kanë ndodhur në Lidhjen Demokratike të Kosovës kur është vendosur për emërimet në pozitat qeveritare....

    REKLAMA JUAJ KETU

    Nese deshironi te reklamoni ne portaline tone atehere na kontaktoni ketu.