fbpx
Sunday, July 5, 2020

​Haradinaj i bindur se nën kryesimin e Gjermanisë, do të ndodhë liberalizimi i vizave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur fillimin e kryesimit të Presidencës së Këshillit të BE-së nga Gjermania.Ish-kryeministri Haradinaj shpreson se nën kryesimin e...
More

    te fundit

    FFK që dy vite udhëhiqet me kryetar të dënuar për vepër penale

    Dëmi që po i bëhet imazhit të futbollit tonë nga udhëhqja e saj tani ka marr përmasat botërore. Mediat ndërkombëtare dhe në rajon kanë...

    PDK pjesë e Qeverisë së re? Flet juristi i njohur, ky është parashikimi i tij

    Raportohet se Partia Demokratike e Kosovës së shpejti pritet të bëhet pjesë e qeverisë së Kosovës, ndërsa marrëveshja me LDK-AAK-Nisma është fare pranë finalizimit.Për...

    Putin nënshkruan ndryshimet Kushtetuese që e mbajnë në pushtet deri në vitin 2036

    Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi sot një dekret për miratimin e paketës së ndryshimeve në kushtetutën e vendit, që do t’i lejojë atij të...

    Pamje të reja brenda Spitalit Infektiv në Shqipëri, ku janë shtruar të sëmurët me koronavirus

    Dalin pamje të reja nga Spitali Infektiv në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë që prej marsit është spitali Covid1.Në imazhe shihen disa...

    KSHZ fillon aktivitetet për zgjedhjet kuvendare në Maqedoni

    Komisioni shtetëror i zgjedhjeve sot shqyrtoi Dekretin qeveritar për vazhdimin e veprimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare dhe në bazë të asaj do t’i fillojë aktivitetet për votim. Me dekretin, i cili sot është publikuar në Gazetë zyrtare dhe hyri në fuqi, KSHZ është e obliguar t’i ndërmarrë dhe t’i kryejë të gjitha aktivitetet e domosdoshme teknike dhe administrative për shkak të përgatitjes së veprimeve të tjera zgjedhore, në pajtim me Kodin zgjedhor.

    Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski për MIA-n informoi se në bazë të atij Dekreti, KSHZ do të dërgojë shkresa në MPB dhe drejtoritë për sanksione dhe për udhëheqje të librave amë për grumbullimin e të dhënave të nevojshme për qytetarët.

    BLEJ TANI

    Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti, KSHZ është e obliguar t’i ndërmarrë dhe kryejë të gjitha aktivitetet e domosdoshme teknike dhe administrative për shkak të përgatitjes së veprimeve të tjera zgjedhore, në pajtim me Kodin Zgjedhor.

    Qeveria në mbledhjen e 64-t solli Dekret me fuqi ligjore për plotësim të Dekretit me fuqi ligjore për çështje lidhur me procesin zgjedhor, me të cilin e angazhoi MPB-në në afat prej një dite nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore, t’i parashtrojë KSHZ-së të dhënat nga neni 43 paragrafi 6 i Kodit zgjedhor, përkatësisht listën e shtetasve të cilët parashtruan kërkesë për nxjerrje të letërnjoftimit apo dokumentit të ri të udhëtimit në çfarëdo baze dhe të cilët i kanë marrë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti. MPB duhet të parashtrojë listë të personave të cilët do t’i mbushin 18 vjet deri në ditën e zgjedhjeve, përkatësisht ditën e 22-të nga ndërprerja e gjendjes së jashtëzakonshme. Dekreti përcakton se KSHZ-ja, të dhënat për këta persona i regjistron në listën zgjedhore sipas detyrës zyrtare.

    Në pajtim me dekretin, gjykatat themelore dhe Drejtoria për udhëheqjen e librave amë, në afat prej tre ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore, janë të obliguar t’i parashtrojnë KSHZ-së të dhënat për qytetarët, përfundimisht me ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore, sqarojnë nga Qeveria.

    Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti, KSHZ dhe Enti shtetëror i statistikave janë të obliguar t’i vazhdojnë veprimet për azhurnim të listës zgjedhore, të ndërprera më 21 mars 2020, në pajtim me këtij dekreti dhe në pajtim me Kodin zgjedhor.

    Ministria e Shëndetësisë, është e obliguar, sipas protokolleve të përcaktuara nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, për nevojat e zgjedhjeve, ndërkaq pas të dhënave të marra nga KSHZ-ja, të sigurojë maska mbrojtëse, dorëza dhe pajisje tjetër mbrojtëse për të gjithë anëtarët e organeve zgjedhore dhe mejte për dezinfektim të çdo vendvotimi. Sipas informatave nga KSHZ, lidhur me sigurimin e pajisjes mbrojtëse për zgjedhjet, anëtarët e Komisionit do të kenë takim me përfaqësues qeveritarë të hënën.

    Partitë nuk i kanë të harmonizuara qëndrimet për datën e zgjedhjeve. Partitë në pushtet insistojnë që ajo të jetë 5 korriku apo 8 korriku, përderisa OBRM-PDUKM akoma nuk ka kumtuar data. Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij u bëri thirrje liderëve që sot të ulen dhe të dakordohen për zgjedhjet, në mënyrë që vendi të mos futet sërish në krizë./MIA

    Latest Posts

    FFK që dy vite udhëhiqet me kryetar të dënuar për vepër penale

    Dëmi që po i bëhet imazhit të futbollit tonë nga udhëhqja e saj tani ka marr përmasat botërore. Mediat ndërkombëtare dhe në rajon kanë...

    PDK pjesë e Qeverisë së re? Flet juristi i njohur, ky është parashikimi i tij

    Raportohet se Partia Demokratike e Kosovës së shpejti pritet të bëhet pjesë e qeverisë së Kosovës, ndërsa marrëveshja me LDK-AAK-Nisma është fare pranë finalizimit.Për...

    Putin nënshkruan ndryshimet Kushtetuese që e mbajnë në pushtet deri në vitin 2036

    Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi sot një dekret për miratimin e paketës së ndryshimeve në kushtetutën e vendit, që do t’i lejojë atij të...

    Pamje të reja brenda Spitalit Infektiv në Shqipëri, ku janë shtruar të sëmurët me koronavirus

    Dalin pamje të reja nga Spitali Infektiv në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë që prej marsit është spitali Covid1.Në imazhe shihen disa...

    mos i humb

    Reagon djali i Adem Demaçit pas ngritjes së aktakuzave nga Specialja për Thaçin dhe Veselin

    Shqiptar Demaçi, djali i veprimtarit Adem Demaçi, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzave nga Specialja ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të...

    Thaçi nuk do të dorëhiqet

    Presidenti Hashim Thaçi nuk do të japë dorëheqje.Klan Kosova mëson nga burimet e saja se Thaçi këtë nuk do të bëjë në adresimin e...

    Këto janë masat e reja të Qeverisë pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19

    Kryeministri i Kosovës, Avullah Hoti përmes një postimi të bërë në FB ka njoftuar se qeveria ka marrë disa vendime për shkak të rritjes...

    Bashkëshorti i Vjosa Osmanit i quan shpifje pohimet për anëtarësimin e tij në AKR, paralajmëron padi

    Prindon Sadriu, burri i kryeparlamentares Vjosa Osmani, ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj gazetarit Valon Syla.Sadriu ka shkruar në Facebook se është njoftuar se...

    Limaj: Duhet të tregojmë lidership, Rama: E keni ndihmën e Shqipërisë në situatën që po kaloni

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.Në një shkrim në Facebook, kreu i Nismës, ka shkruar se...

    REKLAMA JUAJ KETU

    Nese deshironi te reklamoni ne portaline tone atehere na kontaktoni ketu.