fbpx
Friday, September 25, 2020

Rrëfehet qytetari që u rrah nga 4 policë – Tregon çka çoi te rrahja

Ngjarje e rëndë dhe e pahijshme ka ndodhur mbrëmë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku në videon shihet një person me inicialet B.S,...
More

    te fundit

    Grenell nuk komenton deklaratën e Trump për “vrasjet masive në mes shqiptarëve e serbëve”

    Ambasadori Richard Grenell, i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka komentuar deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

    Deklarata e Kurtit për Ujmanin, Grenell: Një kritikë krejtësisht e çmendur që s’do t’i ipja rëndësi!

    Pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në mes të kryeministrit Hoti dhe delegacionit amerikan, është mbajtur një konferencë për media.Kjo marrëveshje u quajt historike, e...

    Nënshkruhet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë amerikane

    Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me delegacionin e lartë të Qeverisës amerikane, i prirë nga ambasadori Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i...

    Grenell pas takimit me Hotin: Jemi këtu për të treguar përkushtimin tonë që marrëveshja ekonomike të përmbushet

    I dërguri i posaçëm i SHBA-së në Ballkanin Perendimor, ambasadori Richard Grenell, ka thënë se ka arritur në Kosovë me qëllim për të përmbushur...

    Kërkohet të ritenderohet liga që FFK-ja po ua jep Devollëve në mënyrë të dyshimtë

    Klubet e Superligës së Kosovës në futboll kanë mbetur vetëm spektatorë në procesin e shitjes së drejtave televizive të kampionatit të ri që nis më 12 shtator nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ndonëse klubet natyrisht se janë akterët kryesorë në futbollin kosovar.

    Gazeta Express të martën raporti se “Artmotion” – që është në pronësi të Devollëve, të cilët nuk lënë tender pa e fituar – këto ditë pritet të shpallet fitues i drejtave televizive nga ana e FFK-së, përmes një procesi shumë të dyshimtë.

    BLEJ TANI

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e kishte hapur tenderin më 5 gusht. Kompanitë mediale kishin afat deri më 12 gusht të konkurronin. Por, fituesi nuk është shpallur as disa javë pas mbylljes së afatit të tenderimit. Gazeta Express ka mësuar se një komision i FFK-së e ka përgatitur një raport nga ky proces, përmes së cilit e rekomandon Komitetin Ekzekutiv të FFK-së që ta shpall “Artmotion” fitues të transmetimit të kampionatit të ri, shkruan Gazeta Express.

    Fitorja e “Artmotion” në futbollin kosovar përflitej muaj më herët para hapjes së tenderit. Po ashtu, ofertat financiare janë mbajtur të fshehta për disa ditë. Ndërsa, praktikat dhe ligjet në Kosovës i obligojnë instucionet që ofertat financiare me i çelë në prezencë të palëve. Dhe, kjo i shton dyshimet mbi korrektësinë e këtij procesi.

    Dyshime mbi këtë proces ka edhe Trepça ’89, klub ky me nam në Superligë. Klubi nga Mitrovica thotë se nuk i është dhënë asnjë informatë rreth këtij procesi, derisa kërkon ri-tenderim.

    Nuk dimë asgjë se çka po ndodh. Çfarë demokracie është kjo? Pse nuk janë ftuar tre përfaqësues të klubeve në Komision nga FFK-ja. Këtu diçka ka, por çka nuk e di. Unë do ta ngrij zërin në takim kur të ftohemi. Do të kërkoj ri-tenderim. Nëse “Artmotion” i ka ofruar 380 mijë euro, atëherë duhet të hapet një ri-tenderim nëse ka të interesuar që jap më shumë. Kushdo që jap para më shumë le t’i fitojë. Duhet t’i mundësohet edhe Digitalbit dhe çdo të interesuari tjetër. Unë ju garantoj se futbolli kosovar do të dëmtohet. Njerëzit janë të abonuar në Digitalb dhe e kanë të mundimshme ndërrimin e reserverëve”, deklaroi Zeka për Gazetën Express.

    “Po ashtu, duhet të shiten drejtat televizive për jashtë Kosovës. Në Shqipëri shiten drejtat televizive 1 milion euro. Kush është Komiteti Ekzekutiv i FFK-së me vendos për klube. Cka nëse ne nuk e lejojmë një media fituese të hyjë në stadium. Ndeshjet janë tona, të klubeve”, u shpreh Zeka.

    Përpos “Artmotion”, kishte konkurruar edhe “Kujtesa” dhe po ashtu një tjetër media. Kurse, “Digitalbit’ iu kishte pamundësuar konkurrimi për shkak se është subjekt i jashtëm (nga Shqipëria), ndonëse “Digitalbi” në tetë vjetët e fundit rresht e kishte të drejtën e transmetimit të futbollit kosovar. “Digitalb” ka paralajmëruar ankesë në gjykatë dhe UEFA, i bindur në parregullsi.

    Përvoja nga e kaluara tregon se klubet mund ta “shkatërrojnë” procesin nëse fituesi është përcaktuar para hapjes së tenderit. Qysh në edicionin 2015-2016 të gjitha klubet ishin bashkë me FFK-në për t’ia shitur drejtat televizive “Digitalbit”. Por, vetëm FC Prishtina ishte kundër dhe e pakënaqur. Klubi më i madh kosovar ishte ndarë prej 11 klubeve tjera që ishin me “Digitalbin”, duke ia dhënë ndeshjet e saj Radio Televizionit të Kosovës. Dhe, FFK kishte mbetur si spektatore, duke mos arritur ta bindte Prishtinën t’u bashkohet 11 klubeve tjera në “Digitalb”.

    Latest Posts

    Grenell nuk komenton deklaratën e Trump për “vrasjet masive në mes shqiptarëve e serbëve”

    Ambasadori Richard Grenell, i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka komentuar deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

    Deklarata e Kurtit për Ujmanin, Grenell: Një kritikë krejtësisht e çmendur që s’do t’i ipja rëndësi!

    Pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në mes të kryeministrit Hoti dhe delegacionit amerikan, është mbajtur një konferencë për media.Kjo marrëveshje u quajt historike, e...

    Nënshkruhet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë amerikane

    Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me delegacionin e lartë të Qeverisës amerikane, i prirë nga ambasadori Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i...

    Grenell pas takimit me Hotin: Jemi këtu për të treguar përkushtimin tonë që marrëveshja ekonomike të përmbushet

    I dërguri i posaçëm i SHBA-së në Ballkanin Perendimor, ambasadori Richard Grenell, ka thënë se ka arritur në Kosovë me qëllim për të përmbushur...

    mos i humb

    Policia e sqaron arrestimin e mbrëmshëm: Qytetari ishte arrogant, kërcënoi policinë

    Në Ligjin për luftimin e sëmundjeve ngjitëse dhe pandemive janë të qarta kompetencat dhe mandatet ligjore, duke përfshirë edhe ndëshkimet për personat që nuk...

    Haradinaj: Kjo nuk i ka hije policisë

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas lajmit për arrestimin e një qytetari në qendër të Prishtinës me arsyetimin se...

    Hoti i reagon PDK-së dhe LVV-së: E kemi kthyer Kosovën në rrugën euro-atlantike pa shpenzuar miliona

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj kritikave që janë bërë ndaj tij pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.Hoti...

    Mustafa i reagon LVV-së e Vuçiqit për asociacionin

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratave të LVV-së ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.Mustafa përmes një shkrimi në Facebook Mustafa thotë se pos...

    Çfarë mund të ndodhë me aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj Thaçit dhe Veselit?

    Gjykata Speciale ende nuk e ka bërë të ditur vendimin për aktakuzën e propozuar të Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentarit Kadri...

    REKLAMA JUAJ KETU

    Nese deshironi te reklamoni ne portaline tone atehere na kontaktoni ketu.