Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon të humbas karshi disa zyrtarëve të saj që i ka shkarkuar apo i ka larguar nga puna. Pas zëvendëssekretarit Arianit Ahmeti – të cilin FFK-ja e kishte shkarkuar dhe larguar nga puna, e të cilit i kishte dalë në mbrojtje Inspektorati i Punës – i njëjti institucion ka dal në mbrojtje edhe të një punëtori tjetër të larguar nga shtëpia e futbollit. Bëhet fjalë për Ejup Osmanin, i cili qysh më moti është larguar nga FFK, ku e mbante pozitën e Zyrtarit të Integritetit në FFK.
Në vendimin e Inspektoratit të Punës, thuhet se FFK-ja obligohet që ta anulojë vendimin për ndërprerjen e një anshme të punës pa e pasur asnjë vërejtje ndaj të punësuarit të saj apo fakt që dëshmon se Osmani ka pasur performance negative në të cilën ka mundur të mbështetet shkarkimi. Sipas këtij vendimi, largimi nga puna i Ejupi Osmanit përmban shkelje të Ligjit të Punës nga ana e FFK-së.