fbpx
Saturday, September 26, 2020

Rrëfehet qytetari që u rrah nga 4 policë – Tregon çka çoi te rrahja

Ngjarje e rëndë dhe e pahijshme ka ndodhur mbrëmë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku në videon shihet një person me inicialet B.S,...
More

    te fundit

    Grenell nuk komenton deklaratën e Trump për “vrasjet masive në mes shqiptarëve e serbëve”

    Ambasadori Richard Grenell, i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka komentuar deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

    Deklarata e Kurtit për Ujmanin, Grenell: Një kritikë krejtësisht e çmendur që s’do t’i ipja rëndësi!

    Pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në mes të kryeministrit Hoti dhe delegacionit amerikan, është mbajtur një konferencë për media.Kjo marrëveshje u quajt historike, e...

    Nënshkruhet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë amerikane

    Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me delegacionin e lartë të Qeverisës amerikane, i prirë nga ambasadori Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i...

    Grenell pas takimit me Hotin: Jemi këtu për të treguar përkushtimin tonë që marrëveshja ekonomike të përmbushet

    I dërguri i posaçëm i SHBA-së në Ballkanin Perendimor, ambasadori Richard Grenell, ka thënë se ka arritur në Kosovë me qëllim për të përmbushur...

    Edhe kampionia e Kosovës kërkon sqarime nga FFK për tenderin e dyshimtë dhënë Devollëve

    Klubet e Superligës së Kosovës në futboll kanë mbetur vetëm spektatorë në procesin e shitjes së drejtave televizive të kampionatit të ri që nis më 12 shtator nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ndonëse klubet natyrisht se janë akterët kryesorë në futbollin kosovar.

    Gazeta Express të martën raporti se “Artmotion” – që është në pronësi të Devollëve, të cilët nuk lënë tender pa e fituar – këto ditë pritet të shpallet fitues i drejtave televizive nga ana e FFK-së, përmes një procesi shumë të dyshimtë, shkruan Gazeta Express.

    BLEJ TANI

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e kishte hapur tenderin më 5 gusht. Kompanitë mediale kishin afat deri më 12 gusht të konkurronin. Por, fituesi nuk është shpallur as disa javë pas mbylljes së afatit të tenderimit. Gazeta Express ka mësuar se një komision i FFK-së e ka përgatitur një raport nga ky proces, përmes së cilit e rekomandon Komitetin Ekzekutiv të FFK-së që ta shpall “Artmotion” fitues të transmetimit të kampionatit të ri, shkruan Gazeta Express.

    Fitorja e “Artmotion” në futbollin kosovar përflitej muaj më herët para hapjes së tenderit. Po ashtu, ofertat financiare janë mbajtur të fshehta për disa ditë. Ndërsa, praktikat dhe ligjet në Kosovës i obligojnë instucionet që ofertat financiare me i çelë në prezencë të palëve. Dhe, kjo i shton dyshimet mbi korrektësinë e këtij procesi.

    I anashkaluar ndihet edhe kampionia në fuqi e Kosovës, Drita. Drejtori Valon Zymberi i bënë thirrje FFK-së të bëhet transparente.

    “Deri më tani nuk kemi informacione rreth këtij procesi. Unë, dhe ne si klub, shpresojmë dhe besojmë shumë se Federata do të na ftojë në takim para se ta shpall fituesin apo para se ta nënshkruaj kontratën dhe ta bëjë para nesh transparent krejt procesin, madje të na njoftoj edhe rreth detajeve. Vetëm pas kësaj, me një pajtueshmëri të plotë, mund ta shpall fituesin. Në të kundërtën, nëse i grahin në të veten atëherë ne nuk do të mund të pajtohemi”, deklaroi Zymberi për Gazetën Express.

    “FFK-ja duhet ta dijë, besoj se edhe e din, që klubet bëjnë shfaqje dhe ato shfaqje tona po i shet, kështu që është dashtë të jemi në koordinim nga fillimi i procesit. Për neve si Dritë ndoshta nuk ka shumë rëndësi shuma e parave sa ka rëndësi çka ofron ofertuesi, çfarë programi, çfarë promovimi të futbollit. Pra, procesi është më i thellë sesa që mendohet veç te paraja. Deri tash ne këto nuk i dimë”, shtoi ai.

    Përpos “Artmotion”, kishte konkurruar edhe “Kujtesa” dhe po ashtu një tjetër media. Kurse, “Digitalbit’ iu kishte pamundësuar konkurrimi për shkak se është subjekt i jashtëm (nga Shqipëria), ndonëse “Digitalbi” në tetë vjetët e fundit rresht e kishte të drejtën e transmetimit të futbollit kosovar. “Digitalb” ka paralajmëruar ankesë në gjykatë dhe UEFA, i bindur në parregullsi.

    Përvoja nga e kaluara tregon se klubet mund ta “shkatërrojnë” procesin nëse fituesi është përcaktuar para hapjes së tenderit. Qysh në edicionin 2015-2016 të gjitha klubet ishin bashkë me FFK-në për t’ia shitur drejtat televizive “Digitalbit”. Por, vetëm FC Prishtina ishte kundër dhe e pakënaqur. Klubi më i madh kosovar ishte ndarë prej 11 klubeve tjera që ishin me “Digitalbin”, duke ia dhënë ndeshjet e saj Radio Televizionit të Kosovës. Dhe, FFK kishte mbetur si spektatore, duke mos arritur ta bindte Prishtinën t’u bashkohet 11 klubeve tjera në “Digitalb”.

    Latest Posts

    Grenell nuk komenton deklaratën e Trump për “vrasjet masive në mes shqiptarëve e serbëve”

    Ambasadori Richard Grenell, i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka komentuar deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

    Deklarata e Kurtit për Ujmanin, Grenell: Një kritikë krejtësisht e çmendur që s’do t’i ipja rëndësi!

    Pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në mes të kryeministrit Hoti dhe delegacionit amerikan, është mbajtur një konferencë për media.Kjo marrëveshje u quajt historike, e...

    Nënshkruhet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë amerikane

    Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me delegacionin e lartë të Qeverisës amerikane, i prirë nga ambasadori Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i...

    Grenell pas takimit me Hotin: Jemi këtu për të treguar përkushtimin tonë që marrëveshja ekonomike të përmbushet

    I dërguri i posaçëm i SHBA-së në Ballkanin Perendimor, ambasadori Richard Grenell, ka thënë se ka arritur në Kosovë me qëllim për të përmbushur...

    mos i humb

    Policia e sqaron arrestimin e mbrëmshëm: Qytetari ishte arrogant, kërcënoi policinë

    Në Ligjin për luftimin e sëmundjeve ngjitëse dhe pandemive janë të qarta kompetencat dhe mandatet ligjore, duke përfshirë edhe ndëshkimet për personat që nuk...

    Haradinaj: Kjo nuk i ka hije policisë

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas lajmit për arrestimin e një qytetari në qendër të Prishtinës me arsyetimin se...

    Hoti i reagon PDK-së dhe LVV-së: E kemi kthyer Kosovën në rrugën euro-atlantike pa shpenzuar miliona

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj kritikave që janë bërë ndaj tij pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.Hoti...

    Mustafa i reagon LVV-së e Vuçiqit për asociacionin

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratave të LVV-së ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.Mustafa përmes një shkrimi në Facebook Mustafa thotë se pos...

    Çfarë mund të ndodhë me aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj Thaçit dhe Veselit?

    Gjykata Speciale ende nuk e ka bërë të ditur vendimin për aktakuzën e propozuar të Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentarit Kadri...

    REKLAMA JUAJ KETU

    Nese deshironi te reklamoni ne portaline tone atehere na kontaktoni ketu.