fbpx
Wednesday, July 15, 2020

Edhe një person humb jetën nga COVID-19

Edhe një person ka humbur jetën brenda 24 orëve të fundit nga COVID-19, transmeton TOPLAJME.ALNumri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka...
More

    te fundit

    Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, ndryshon formatin e garave dy herë brenda pak ditëve!!!

    Ndryshohet sërish formati i garave të Superligës.Komiteti Ekzekutiv i FFK-së gjatë të martës  mbajti mbledhjen e radhës ku u diskutua për rrjedhën e garave...

    LDK-ja thotë se gjendja shëndetësore e Isa Mustafës është shumë e mirë

    Të premten e kaluar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi se ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Për gjendjen e tij ka...

    Nga nesër rezultatet për të infektuarit, shëruarit, të vdekurit nga COVID-19 do të publikohen në ora 15:00

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga nesër, informacionet për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në...

    Shqiptarët ia kërkojnë 1 ministri Vuçiqit dhe 3 pozita tjera për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Serbisë

    Koalicioni i shqiptarëve të Luginës sot janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilin kanë diskutuar për mundësinë e futjes në...

    Djali i Enver Hoxhës i shkruan letër Edi Ramës

    Pas prishjes së banesës së Nexhmije Hoxhës për shkak se aty kalon Unaza e Re, djali i Enver Hoxhës dhe Nexhmijes i ka dërguar një letër kryeministrit Rama dhe ambasadorëve.

    Ai shkruan në letër se janë vjedhur relike të familjes dhe janë dëmtuar materiale.

    BLEJ TANI

    “Pas presioneve të vazhdueshme arrogante të punonjësve të IKMT, duke na prerë dhe dritat për ta bërë fakt të kryer, na nxorën me dhunë nga banesa, ku kishin mbetur shumë relike dhe materiale të Enver Hoxhes si dhe objekte tona personale. Persekutimi i familjes së Enver Hoxhes u duk qartazi, se pasi na larguan me forcë nga banesa, IKMT jo vetëm nuk e prishi pallatin por lejoi të hyjnë njerez nga rruga që të plackitnin cfarë kishte mbetur në banesën tonë. Në këtë rast ne u demtuam jo vetëm materialisht por edhe moralisht se gjërat e shtëpisë tonë përfunduan në duart e njerëzve të panjohur, ndërkohë që mund të ishim lejuar ne ta boshatisnim banesën.” – shkruan Ilir Hoxha ndër të tjera, percjell Ora News.

    Shtëpia e Hoxhës u shemb ditën e premte (26 qershor) ku për më shumë se 25 vite jetoi bashkëshortja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.

    Në këtë banesë Nexhmija jetoi që prej vitit 1994 deri ditën kur vdiq më 26 shkurt të këtij viti në moshën 99-vjeçare.

    Godina ishte bërë pengesë për projektin e unazës së re, ndërsa prej orëve të para të mëngjesit nisi puna për nxjerrjen e orendive shtëpiake.

    LETRA E PLOTË
    Tiranë, më 29.06.2020 letër e hapur

    Drejtuar: zotit Edi Rama kryeminister i shqipërisë

    Për dijeni: zonjës Yuri Kim ambasadore e Shba

    Zotit luigi soreca ambasador i BE

    Zonjës Erinda Ballanca
    Avokate e Popullit

    Komitetit të Helsinkit për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut vjen

    Ju drejtohem Juve Z. Edi Rama (pavarësisht opinionit që keni për Enver Hoxhen, ai është mendimi juaj që mua nuk më intereson) une po ju drejtohem si Kryeministri i vendit tim, për të me mbrojtur nga institucionet që ju drejtoni. Më konkretisht ndaj IKMT-së me drejtuese Znj Dallëndyshe Bici.

    Bazuar në ligjin e shpronësimeve Nr. 8561 datë 22.12 1999, në kuadër të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta- Rrethrrotullimi Shqiponja”, (Loti I), u njoftuam për shpronësimin e banesës sonë. Nuk patëm asnjë kundërshtim, madje treguam mirëkuptimin tonë të plotë, për mospengimin e realizimit të kësaj vepre të madhe publike. Ndërkohe ishim në pritje të merrnim dëmshpërblimin që na takonte, që të sistemoheshim në një banesë tjetër si dhe prisnim njoftimin shkresor nga IKMT-ja në lidhje me afatet që ne duhet të largoheshim nga banesa. Gjykoj se këto janë detyrime që administrata shtetërore ka ndaj qytetarëve të këtij vendi, të cilet kanë të drejtën të trajtohen me kujdesin dhe respektin e duhur dhe jo me veprime fashiste sic ndodhi me ne.

    Por …
    Më datë 26 Qershor 2020, ora 9, në godinën ku banoja une dhe pjestarë të tjerë të familjes Hoxha, u paraqitën inspektoret e IKMT me fadroma për të prishur ndërtesën. Për t’ju vëne në dijeni, neve nuk na kishte ardhur asnjë vendim shkresor nga IKMT për prishjen e pallatit, ku duhej të ishte e përcaktuar dhe data që duhej të largoheshim nga ndërtesa. Pra u ndodhëm para një veprimi krejt arbitrar. Në këto kushte u detyrova t’idërgoj nje sms znj. Dallëndyshe Bici ku i shkruaja: “Mirëdita, po ju lutem për një gjë. Kanë ardhur për të prishur shtëpinë. Nuk kemi kundërshtim. Të lutem ta shtyni dhe dy ditë se nuk po arrijmë të zbrazim apartamentin. Do ju lutesha me mirëkuptim për shtyrjen. Faleminderit. Me respekt Ilir Hoxha.

    Zonja në fjalë megjithëse e pa sms, nuk dha asnjë përgjigje, duke qenë institucioni i saj fajtor.

    Për mos u zgjatur, pas presioneve të vazhdueshme arrogante të punonjësve të IKMT, duke na prerë dhe dritat për ta bërë fakt të kryer, na nxorën me dhunë nga banesa, ku kishin mbetur shumë relike dhe materiale të Enver Hoxhes si dhe objekte tona personale.

    Qëllimi i znj. Dallëndyshe Bici ishte që me cdo kusht të nxirrte në mes të katër rrugëve familjen e Enver Hoxhes, dhe ia arriti qellimit.

    Mbetem pa shtëpi dhe ato orendi dhe objekte që shpëtuam i shpërndamë në miq e shoqeri. Më vjen keq zoti Kryeministër që t’ju them, se u përserit e njëjta situatë sic na nxori nga shtëpia Sali Berisha në vitin 1993. Më vjen cudi si përputhen këto akte fashiste edhe pas 30 vjetëve, për më shumë nga një qeveri e majtë?!!!

    Por, nuk mbyllet me kaq. Persekutimi i familjes së Enver Hoxhes u duk qartazi, se pasi na larguan me forcë nga banesa, IKMT jo vetëm nuk e prishi pallatin por lejoi të hyjnë njerez nga rruga që të plackitnin cfarë kishte mbetur në banesën tonë. Në këtë rast ne u demtuam jo vetëm materialisht por edhe moralisht se gjërat e shtëpisë tonë përfunduan në duart e njerëzve të panjohur, ndërkohë që mund të ishim lejuar ne ta boshatisnim banesën.

    Nuk e kuptoj zoti Kryeminister. Administrata juaj kishte gati dy vjet kohë, që cdo gjë të shkonte më së miri. Edhe ne të sistemoheshim në kohë dhe punimet të mos pengoheshin. Pse duhet kjo arrogance. Për të treguar që jeni të fortë dhe mund të bëni cfarë të doni, apo keni një administratë të paaftë për fatkeqësi të këtij populli.

    Institucioni i IKMT mban përgjegjësi dhe une do të ndjek rrugën ligjore për:
    – Dhunim banese
    – Vjedhje e relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të Enver Hoxhës
    – Vjedhja e orendive personale
    – Shkelja e të drejtave të njeriut
    – Dëmi moral dhe ulja e dinjitetit të familjes time.

    Për të gjitha këto do të kërkoj dëmshpërblim moral dhe material.
    Uroj dhe shpresoj që drejtësia e re do të jetë e paanshme dhe jo e politizuar.
    Në fund kam një falenderim për korrektësinë e Policisë së Shtetit që ishte në lartesinë e detyrave të saj.
    Me respekt
    ILIR HOXHA

    Latest Posts

    Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, ndryshon formatin e garave dy herë brenda pak ditëve!!!

    Ndryshohet sërish formati i garave të Superligës.Komiteti Ekzekutiv i FFK-së gjatë të martës  mbajti mbledhjen e radhës ku u diskutua për rrjedhën e garave...

    LDK-ja thotë se gjendja shëndetësore e Isa Mustafës është shumë e mirë

    Të premten e kaluar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi se ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Për gjendjen e tij ka...

    Nga nesër rezultatet për të infektuarit, shëruarit, të vdekurit nga COVID-19 do të publikohen në ora 15:00

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga nesër, informacionet për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në...

    Shqiptarët ia kërkojnë 1 ministri Vuçiqit dhe 3 pozita tjera për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Serbisë

    Koalicioni i shqiptarëve të Luginës sot janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilin kanë diskutuar për mundësinë e futjes në...

    mos i humb

    Reagim tjetër: Nëse nuk ndodhë kjo gjë, Prishtina ka paraparë tërheqjen nga garat

    Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës ka përfunduar mes shumë tensioneve dhe incidenteve. Kryeqytetasit janë ndarë tejet të pakënaqur me mënyren e ndarjes së drejtësisë,...

    Ish-kreu i Plisave fton klubet për protestë: Krerët e FFK-së po e shkatërrojnë futbollin

    Ish-kreu i Plisave, Albert Kastrati ka ftuar të gjithë klubet që të bashkohen në një protestë kundër atyre që po e dëmtojnë futbollin e...

    Llapi pas skandalit të Gjilanit: Federata me të deleguarit e saj po i humbin investimet milionëshe të donatorëve të klubeve

    Llapi ka reaguar pas ndeshjes së sotme mes Gjilanit dhe Prishtinës, ku trajneri dhe futbollistët e prishtinasve u goditën me sprej lotjsellës nga policia.Gjilani...

    Ballkani dënon ndërhyrjen brutale të policisë ndaj trajnerit dhe lojtarëve të Prishtinës

    Ballkani ka reaguar pas ndeshjes së sotme mes Gjilanit dhe Prishtinës, ku trajneri dhe futbollistët e prishtinasve u goditën me sprej lotjsellës nga policia.Gjilani...

    Trepça ‘89: Kjo që ndodhi sot nuk ka të bëjë me futboll

    Trepça ’89 ka reaguar pas ndeshjes së sotme kontraverse mes Gjilanit dhe Prishtinës, duke thënë se kjo që ka ndodhur sot nuk ka të...

    REKLAMA JUAJ KETU

    Nese deshironi te reklamoni ne portaline tone atehere na kontaktoni ketu.