fbpx
Wednesday, October 21, 2020

Gjykata e ul dënimin për Pjetër Ndrecajn

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar Pjetër Ndrecajn me 24 vjet e gjysmë burg.Ndrecaj u soll në sallën e gjykimit i prangosur dhe...
More

    te fundit

    “Afera Ademi”: “Diçka ka lujt puna”, “Kam mbet si m*t”

    “Afera Ademi” – Ashtu siç ka paralajmëruar dje, Gazeta Metro nga sot fillon publikimin e përgjimeve ndaj kryetarit të FFK’së, Agim Ademit, Muharrem Ramës,...

    “Afera Ademi”: Përgjimet telefonike – “ja kerrin ja paret”, “kerri shkon te Samia”

    “Afera Ademi” – Ashtu siç ka paralajmëruar dje, Gazeta Metro nga sot fillon publikimin e përgjimeve ndaj kryetarit të FFK’së, Agim Ademit, Muharrem Ramës,...

    Inspektorati i Punës i del në mbrojtje edhe një zyrtari tjetër të larguar nga FFK

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon të humbas karshi disa zyrtarëve të saj që i ka shkarkuar apo i ka larguar nga...

    Heqja e vijave të kuqe nga LDK-ja për PDK-në, kthim në “normalitet”

    Në adresë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nuk ka ardhur asnjë kërkesë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për përfshirje në qeveri, thotë...

    Çfarë mund të ndodhë me aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj Thaçit dhe Veselit?

    Gjykata Speciale ende nuk e ka bërë të ditur vendimin për aktakuzën e propozuar të Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

    Për këtë arsye kanë filluar të diskutohen një numër skenarësh që mund të rezultojnë nëse aktakuza konfirmohet apo jo.

    BLEJ TANI

    “Një aktakuzë e konfirmuar më së voni do të bëhet publike në paraqitjen fillestare të të akuzuarit para gjykatës”, ka thënë zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle.

    Megjithatë, ai potencon se edhe nëse Gjykata Speciale i hedh poshtë këto aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit, kjo nuk e ndalon Prokurorinë e Specializuar që të nisë procedura të reja.

    “Sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave, gjyqtari i procedurës paraprake mund t’i konfirmojë ose t’i hedhë poshtë plotësisht apo pjesërisht akuzat e përfshira në një aktakuzë”.

    “Ligji dhe Rregullat e Procedurës parashikojnë që mos-konfirmimi i cilësdo akuzë përbrenda një aktakuze të mos e parandalojë Prokurorin Special që më pastaj të mos e paraqesë një aktakuzë të ndryshuar, ose ta përfshijë të njëjtën akuzë në një aktakuzë të mbështetur nga materiali i ri provues”, ka deklaruar Doyle.

    Avokati Arianit Koci konsideron se nuk është e drejtë të ketë një aktakuzë tjetër derisa deri më tash këto pretendime janë hetuar pesë herë.

    “Çdoherë kur ka prova të reja mund të ngritet një aktakuzë e re. Por, sa është reale të ketë prova të reja kur e dimë që rastet e krimeve të pretenduara të luftës janë hetuar dhe gjykuar nga Tribunali i Hagës, UNMIK-u, EULEX-i, gjykatat vendore, dhe tash nga Dhomat e Specializuara?”.

    “Pra, tani po bëhen pesë herë të hetimit të krimeve të pretenduara të luftës që kinse i kanë kryer disa ish-pjesëtarë të UÇK-së”.

    Derisa Doyle përmend mundësitë për aktakuza të reja, këto ditë para derës së zyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë papritur u shfaqën mijëra “dosje sekrete”.

    Avokati Koci e vlerëson të papranueshme këtë ngjarje, duke e kontekstualizuar me qëndrimet e ithtarëve që thoshin se vendi ynë është i pafuqishëm për ta krijuar një gjykatë të tillë.

    “Incidenti me 4000 dosje është i papranueshëm dhe i shkon për shtati përkrahësve të idesë se Gjykata Speciale është dashur patjetër të bëhej jashtë Kosovës, për shkak se te ne, sipas tyre, vazhdimisht është ndërhyrë në drejtësi dhe janë kërcënuar dëshmitarët”.

    “Tani faturën e paguan krejt Kosova. Për më tepër, me këtë veprim më së shumti janë dëmtuar vetë të dyshuarit. Sidoqoftë, nuk e dimë a janë dosjet autentike”.

    Ai shton se hetuesit duhet ta gjejnë personin e maskuar që solli dosjet dhe të hetohet cili ka qenë qëllimi i tij.

    Ndërkaq, lidhur me këtë çështje, Prokuroria Speciale e Kosovës bën të ditur se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është duke e hetuar çështjen e dërgimit të 4000 dokumenteve në zyrën e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së.

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka pranuar pyetje të shumta nga mediat lidhur me hetimin rreth dërgimit të dokumenteve në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, të cilat dokumente potencialisht ndërlidhen me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Aktualisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është duke e hetuar këtë çështje”.

    Meqë vendimet për rastet e krimeve të pretenduara në luftën e Kosovës janë akoma në procedurë, Doyle e ka komentuar edhe mandatin e Dhomave të Specializuara.

    “Është e parashikuar në ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës që mandati i Dhomave të Specializuara të Kosovës të vazhdojë derisa Këshilli i Bashkimit Europian ta njoftojë Kosovën se hetimet kanë përfunduar dhe se çdo procedurë nga Dhomat e Specializuara ka përfunduar”.

    Ai nuk ka dashur të flasë për disa tendenca të herëpashershme për zhbërjen e Gjykatës Speciale, por ka shtuar se për jetëgjatësinë e këtij institucioni ndërkombëtar të drejtësisë vendos vetëm Këshilli i Bashkimit Europian./Bota Sot

    Latest Posts

    “Afera Ademi”: “Diçka ka lujt puna”, “Kam mbet si m*t”

    “Afera Ademi” – Ashtu siç ka paralajmëruar dje, Gazeta Metro nga sot fillon publikimin e përgjimeve ndaj kryetarit të FFK’së, Agim Ademit, Muharrem Ramës,...

    “Afera Ademi”: Përgjimet telefonike – “ja kerrin ja paret”, “kerri shkon te Samia”

    “Afera Ademi” – Ashtu siç ka paralajmëruar dje, Gazeta Metro nga sot fillon publikimin e përgjimeve ndaj kryetarit të FFK’së, Agim Ademit, Muharrem Ramës,...

    Inspektorati i Punës i del në mbrojtje edhe një zyrtari tjetër të larguar nga FFK

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon të humbas karshi disa zyrtarëve të saj që i ka shkarkuar apo i ka larguar nga...

    Heqja e vijave të kuqe nga LDK-ja për PDK-në, kthim në “normalitet”

    Në adresë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nuk ka ardhur asnjë kërkesë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për përfshirje në qeveri, thotë...

    mos i humb

    Nesër fillon mësimi nëpër shkolla, të gjithë nxënësit obligohen të bartin maska

    Ministri i Arsimit, Ramë Likaj gjatë një konference për media ka njoftuar edhe zyrtarisht se më rekomandim të MSH-së dhe IKSHPK-së nesër do të...

    Kryeministri izraelit të martën i drejtohet me një video-mesazh popullit të Kosovës

    Dy javë pas takimit dhe marrëveshjes së Washingtonit, në të cilën u përfshi edhe njohja mes Kosovës e Izraelit dhe vendosja e ambasadës së...

    Kurti e Veseli bashkë kundër Mini-Shengenit

    Dy partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës po kundërshtojnë ashpër ndryshimin e qëndrimit të Qeverisë Hoti për Mini-Shengenin Ballkanik.Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e...

    Zemaj: Vetëdijesimi i qytetarëve ka ndikuar që të bie numri i të infektuarve

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se ka kërkuar që të ketë bashkëpunim ndërmjet prindërve-nxënësve dhe mësimdhënësve që të menaxhohet më lehtë situata...

    Kurti zbulon prapaskenat e emërimeve në LDK: Zemaj deshi të bëhej Ministër i Drejtësisë

    Ish-Kryeministri Albin Kurti ka folur edhe për prapaskenat që kanë ndodhur në Lidhjen Demokratike të Kosovës kur është vendosur për emërimet në pozitat qeveritare....

    REKLAMA JUAJ KETU

    Nese deshironi te reklamoni ne portaline tone atehere na kontaktoni ketu.