fbpx
Monday, November 23, 2020

Haxhiu: E shokuar me uljen e dënimit për Pjetër Ndrecajn

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se është e shokuar me uljen e dënimit për vrasësin e Valbonës dhe vajzës së saj, Pjetër Ndrecajn.Haxhiu...
More

    te fundit

    Arianit Ahmeti: Udhëzimi i shtetit e hap garën për kryetar, FFK t’i respektojë ligjet dhe statutin

    Arianit Ahmeti – ish zëvendëssekretari dhe ish shefi i zyrës ligjore në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) e ka mirëpritur qarkoren e Ministrisë...

    “Afera Ademi”: “Diçka ka lujt puna”, “Kam mbet si m*t”

    “Afera Ademi” – Ashtu siç ka paralajmëruar dje, Gazeta Metro nga sot fillon publikimin e përgjimeve ndaj kryetarit të FFK’së, Agim Ademit, Muharrem Ramës,...

    “Afera Ademi”: Përgjimet telefonike – “ja kerrin ja paret”, “kerri shkon te Samia”

    “Afera Ademi” – Ashtu siç ka paralajmëruar dje, Gazeta Metro nga sot fillon publikimin e përgjimeve ndaj kryetarit të FFK’së, Agim Ademit, Muharrem Ramës,...

    Inspektorati i Punës i del në mbrojtje edhe një zyrtari tjetër të larguar nga FFK

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon të humbas karshi disa zyrtarëve të saj që i ka shkarkuar apo i ka larguar nga...

    Arianit Ahmeti: Udhëzimi i shtetit e hap garën për kryetar, FFK t’i respektojë ligjet dhe statutin

    Arianit Ahmeti – ish zëvendëssekretari dhe ish shefi i zyrës ligjore në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) e ka mirëpritur qarkoren e Ministrisë së Sportit, e cila i udhëzon Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) dhe të gjitha federatat sportive, përfshirë FFK-në, që në tre muajt e parë të vitit 2021 t’i mbajnë Kuvendet e Rregullta dhe Zgjedhore.

    Ahmeti thotë se qëndrimet e tij të mëhershme, duke kërkuar që FFK t’u nënshtrohet zgjedhjeve në vitin 2020, janë vërtetuar me këtë qarkore udhëzuese që vjen nga Qeveria e Kosovës, respektivisht nga Ministria e Sportit.

    BLEJ TANI

    Pas kësaj qarkoreje të lëshuar nga Ministria e Sportit, Ahmeti thotë se shtëpia e futbollit nuk e ka më asnjë mundësi t’iu shmanget zgjedhjeve të reja dhe se ky udhëzim i shtetit duhet të respektuar domosdoshmërish nga FFK që t’i ndërpres shkeljet e vazhdueshme ligjore dhe statutore.

    Ahmeti thotë se kjo qarkore i hap rrugë atij ta sfidojë Agim Ademin për president të FFK-së dhe ua mundëson të gjithë të interesuarve kandidimin, natyrisht duke i respektuar procedurat.

    Pikërisht këtë e kam kërkuar në nëntor të vitit 2019 sepse kryetari kishte mandatin e vazhdueshëm. Pasi kërkova rregull u shkarkova dhe u dëbova nga puna pasi disa klube filluan ta kërkojnë kandidimin tim për kryetar. Inspektorati i Punës në dy shkallë vërtetoi shkelje kushtetuese, shkelje ligjore dhe akteve normative të FFK-së nga vet FFK-ja në rastin e shkarkimit dhe dëbimit tim nga puna”, thotë Ahmeti për Gazetën Express.

    “Tani pothuajse një vit më vonë Ministria e Sportit dhe KOK-u kanë vendosur t’i shpallin zgjedhjet e përgjithshme në federata. Sot me të drejt sportdashësit pyesin: A thua pse u desh të merren këto hapa nga Agim Ademi dhe të destabilizohet FFK, e cila u nda në dysh për herë të parë, në pozitë e opozitë, duke marrë pamje të një organizate politike. U prish atmosfera brenda saj e cila reflektoj te eliminimi i Kombëtares nga gara historike për kualifikim në Evropian. Kjo për shkak se Agim Ademi me kokëfortësi këmbëngulte në shkelje të çdo norme juridike e statutore të FFK-së, Ligjit të Sportit dhe vendimeve të Asamblesë së KOK-ut. Krejt këtë e bëri për ta ruajtur karrigen e të parit të FFK-së për veten e tij. Të gjithë të tjerët i futi në garë për zgjedhje, përpos vetes së tij. Për vete kërkonte mandat të ri me një votëbesim të shpifur e shpikur për t’i ikur garës dhe kandidimit”, u shpreh Ahmeti.

    Ahmeti e konfirmon kandidaturën e tij për kryetar, por kërkon nga Ademi t’i hapë rrugë një procesi zgjedhor demokratik duke i respektuar ligjet dhe statutin e FFK-së.

    “Kush do të jap përgjegjësi për këto dëme që prej ardhjes së tij. Por, duket si siç erdhi me dinakëri, duke mbledhur nënshkrime e vota në ditë të rënda për FFK-në që e kishte lënë i ndjeri Vokrri, ashtu do të përfundojë. Ademi dhe FFK e kanë braktisur rrugën e legjendës Fadil Vokrri. Kosova u eliminua nga rruga evropiane, rezultatet e fundit janë zhgënjyese dhe nuk e ka më as shkëlqimin e as ambicien e dikurshme kombëtarja. Kurse, brenda garave kampionale dihet gjendja, nuk do koment”, vazhdoi Ahmeti.

    “Pas këtij udhëzimi të Ministrisë së Sportit po shihet drita në tunelin e errët. Dritë që na la legjenda Vokrri. Uroj që klubet të mendojnë mirë dhe të tregojnë kujdes se kujt do t’ia japin përkrahjen për të udhëheq. T’i japin fund kohës së matrapazëve, injorantëve, servilëve dhe njerëzve jokredibil me të kaluar e të tashme të dyshimtë”, potencoi pos tjerash Ahmeti.

    Situata rreth FFK-së është komplikuar shumë. Në vitin 2016, në përputhje me ciklin olimpik, ishte mbajtur Kuvendi i Rregullt Zgjedhor në FFK. Në atë Kuvend ishte zgjedhur Komiteti Ekzekutiv për mandat katërvjeçar bashkë me presidentin Fadil Vokrri. I ndjeri Vokrri ndërroi jetë në vitin 2018 dhe nuk e priti përfundimin e mandatit në vitin 2020. Me atë rast, pas vdekjes së Vokrrit, në verën e vitit 2018, ishte mbajtur një Kuvend i Jashtëzakonshëm Zgjedhor, ku Agim Ademi ishte zgjedhur kryetar. Ndërsa, nuk pati zgjedhje për Komitet Ekzekutiv, i cili në vitin 2016 kishte marrë mandat katërvjeçar. Në fillim të vitit 2020 Komitetit Ekzekutiv i skadoi mandati dhe u zgjodh Komiteti Ekzekutiv i ri për mandat deri në vitin 2024. Mirëpo, nuk pati zgjedhje për kryetar. FFK insiston se në vitin 2018 Agim Ademi ka marrë mandat katërvjeçar. Ndërsa, një grup goxha i madh opozitar edhe sot insiston se Ademi e ka marrë mandatin e lënë në gjysmë nga i ndjeri Vokrri dhe në janar të këtij viti qe dashtë FFK t’u nënshtrohet zgjedhjeve të reja të rregullta. Kështu, sipas FFK-së, mandati i Ademit skadon në vitin 2022, kurse i Komitetit Ekzekutiv në vitin 2024.

    Mirëpo, ndryshe po vlerëson Ministria e Sportit. Ky dikaster qeveritar thotë se pa asnjë përjashtim, të gjitha federatat sportive, duhet të mbajnë zgjedhje të rregullta më së largu deri më 28 shkurt, konform qarkores së lëshuar nga kjo ministri.

    “Kjo qarkore me udhëzime e MKRS-së, vlen për të gjithë, pa asnjë përjashtim. Kushdo që nuk u përmbahet këtyre udhëzimeve nuk do të licencohet për ciklin olimpik 2021-2024 dhe nuk do t’u ndahen mjetet. Kjo nuk ka asgjë kundër askujt e as nuk bëhet për interes të dikujt. Thjeshtë, ka të bëjë me respektim të ligjeve, akteve normative dhe vendosjes së rendit dhe rregullit në sport”, ka deklaruar për Gazetën Express, sekretari i MKRS-së, Ibër Alaj.

    Nëse FFK nuk i mban zgjedhjet, apo cilado federatë tjetër që nuk e respekton këtë udhëzim të Ministrisë së Sportit, nuk do të ketë licencim e as subvencionim nga shteti. Brenda një viti FFK nga Ministria e Sportit i merr rreth 270 mijë euro. Për një cikël olimpik i bie afro 1 milion euro, të cilat FFK mund të mos i marrë në rast se nuk e respekton udhëzimin. 1 milion euro mund të jenë pak për FFK-në, e cila merr miliona nga UEFA e FIFA, por për klubet e futbollit të goditura nga kriza ekonomike janë shumë. Po ashtu, nuk do të marrë licencë për një cikël të tërë olimpik dhe do të ndalen investimet kapitale në futbollin kosovar. Rreth 70 për qind të investimeve kapitale të Ministrisë së Sportit shkojnë zakonisht në futboll.

    Latest Posts

    Arianit Ahmeti: Udhëzimi i shtetit e hap garën për kryetar, FFK t’i respektojë ligjet dhe statutin

    Arianit Ahmeti – ish zëvendëssekretari dhe ish shefi i zyrës ligjore në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) e ka mirëpritur qarkoren e Ministrisë...

    “Afera Ademi”: “Diçka ka lujt puna”, “Kam mbet si m*t”

    “Afera Ademi” – Ashtu siç ka paralajmëruar dje, Gazeta Metro nga sot fillon publikimin e përgjimeve ndaj kryetarit të FFK’së, Agim Ademit, Muharrem Ramës,...

    “Afera Ademi”: Përgjimet telefonike – “ja kerrin ja paret”, “kerri shkon te Samia”

    “Afera Ademi” – Ashtu siç ka paralajmëruar dje, Gazeta Metro nga sot fillon publikimin e përgjimeve ndaj kryetarit të FFK’së, Agim Ademit, Muharrem Ramës,...

    Inspektorati i Punës i del në mbrojtje edhe një zyrtari tjetër të larguar nga FFK

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon të humbas karshi disa zyrtarëve të saj që i ka shkarkuar apo i ka larguar nga...

    mos i humb

    Gjashtë muaj përballje me pandeminë COVID-19 – testohen vetëm 3.2 për qind e popullsisë në Kosovë, 589 persona të vdekur

    Pandemia COVID-19 ka përfshirë shumicën e vendeve në botë, me këtë virus po vazhdon të përballet edhe vendi ynë.Sot, janë bërë gjashtë muaj që...

    Nesër fillon mësimi nëpër shkolla, të gjithë nxënësit obligohen të bartin maska

    Ministri i Arsimit, Ramë Likaj gjatë një konference për media ka njoftuar edhe zyrtarisht se më rekomandim të MSH-së dhe IKSHPK-së nesër do të...

    Kryeministri izraelit të martën i drejtohet me një video-mesazh popullit të Kosovës

    Dy javë pas takimit dhe marrëveshjes së Washingtonit, në të cilën u përfshi edhe njohja mes Kosovës e Izraelit dhe vendosja e ambasadës së...

    Kurti e Veseli bashkë kundër Mini-Shengenit

    Dy partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës po kundërshtojnë ashpër ndryshimin e qëndrimit të Qeverisë Hoti për Mini-Shengenin Ballkanik.Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e...

    Zemaj: Vetëdijesimi i qytetarëve ka ndikuar që të bie numri i të infektuarve

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se ka kërkuar që të ketë bashkëpunim ndërmjet prindërve-nxënësve dhe mësimdhënësve që të menaxhohet më lehtë situata...

    REKLAMA JUAJ KETU

    Nese deshironi te reklamoni ne portaline tone atehere na kontaktoni ketu.