fbpx
Wednesday, July 15, 2020

Edhe një person humb jetën nga COVID-19

Edhe një person ka humbur jetën brenda 24 orëve të fundit nga COVID-19, transmeton TOPLAJME.ALNumri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka...
More

    te fundit

    Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, ndryshon formatin e garave dy herë brenda pak ditëve!!!

    Ndryshohet sërish formati i garave të Superligës.Komiteti Ekzekutiv i FFK-së gjatë të martës  mbajti mbledhjen e radhës ku u diskutua për rrjedhën e garave...

    LDK-ja thotë se gjendja shëndetësore e Isa Mustafës është shumë e mirë

    Të premten e kaluar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi se ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Për gjendjen e tij ka...

    Nga nesër rezultatet për të infektuarit, shëruarit, të vdekurit nga COVID-19 do të publikohen në ora 15:00

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga nesër, informacionet për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në...

    Shqiptarët ia kërkojnë 1 ministri Vuçiqit dhe 3 pozita tjera për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Serbisë

    Koalicioni i shqiptarëve të Luginës sot janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilin kanë diskutuar për mundësinë e futjes në...

    Ahmeti: UEFA mund të ndërmarr veprime ndëshkuese ndaj FFK-së për shkak të Agim Ademit

    Zëvendëssekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti në një intervistë për Indeksonline ka paralajmëruar se UEFA mund të marrë veprime kundër FFK-së për shkak të kryetarit të tanishëm, Agim Ademi.

    Ky i fundit është i dënuar me 9 muaj burg, por këtë vendim e shtyu me arsyetimin kinse për shkaqe shëndetësore.

    BLEJ TANI

    Në intervistë, Ahmeti ka treguar shkeljet që Ademi i ka bërë në udhëheqjen e tij dhe se kur i ka përfunduar mandati atij.

    Ai tregon se Agim Ademi është duke qëndruar në detyrë në mënyrë të paligjshme dhe se e ka uzurpuar pozicionin e kryetarit.

    Më poshtë e keni intervistën e plotë:

    Gazetari: z.Ahmeti si e komenton deklaratën e Abedin Zeka se FFK ka marr ultimatum për shkak të dënimit të Agim  Ademit, a keni informata ju për këtë?

    A.Ahmeti: Ju e dini qe unë jam delegati i parë nga Kosova në UEFA dhe si zëvendëssekretar i FFK-së normal qe komunikimin me UEFA-n nuk e kam ndërpre edhe pse kishte një veprim nga FFK ne raport me  mua te cilin e ka hedhë poshtë  Inspektorati i Punës.

    Ne komunikimet e mia me zyrtar te UEFA ju them se situatën aktuale e vlerësojnë te papranueshme dhe deri më tani kanë prit që FFK ta zgjedh  çështjen me Agim Ademi dhe nëse nuk e zgjidh do të ketë veprim nga UEFA, të cilat nuk do te jenë të favorshëm për futbollin tonë.

    Gazetari: Për çfarë veprimi të UEFA-s po flisni?

    A.Ahmeti: Po flas për veprim me të cilin kërkohet te vendoset ligjshmëria dhe qeverisja e mire në FFK e cila është rrënuar në kohet e fundit, ne te kundërtën mund të ketë veprim edhe ndëshkues për futbollin tonë për shkak të Agim Ademit.

    Gazetari: Si e vlerësoni situatën aktuale ne FFK, në udhëheqje , në garat dhe sistemin e garave dhe mbarëvajtjen e tyre?

    A. Ahmeti: Konsideroj se prej pranimit ne UEFA e deri me tani FFK kurrë nuk ka qenë në situatë më të keqe, udhëheqja aktuale për ta mbrojtur pozitën dhe interesat personale e kanë futur FFK-në në një autokracia të paparë deri sot, shkelja e statuti, rregullores së garave dhe vendimeve të FFK-së është kthyer në normalitet. Vendimet merren me standarde të dyfishta, nëse je pro udhëheqjes ke të gjitha te drejtat, nëse nuk je me ta nuk ke asnjë të drejtë, në këtë frymë është marrë vendimi për vazhdim te Superligës, anulim të ligave tjera, dhe vendosjen e kampionit në ligën e femrave me një loje.

    Vendimet nuk janë bazuar ne Statut dhe është shkelje e sistemit të garave, ku  për interesa të votave Liga e Parë behet me 20 ekipe, diçka e pa parë ndonjëherë në futbollin tone.

    Gazetari: Si mendoni ju se do te duhej te zgjidhej çështja e garave për shkak të pandemisë?

    A.Ahmeti: E para për ketë problematik është dashtë me vendos Kuvendi i FFK-së sepse aty janë përfaqësuesit e te gjitha klubeve.

    Konsideroj qe pas  lejimit te garave nga MSH nuk ka pas asnjë arsye të mos zhvillohen kampionatet edhe në rangjet tjera. Liga e Parë, Dytë dhe e Tretë kanë mundur me i zhvillu garat deri në shtator pa asnjë problem.

    Nëse është bere improvizim nga KE atëherë është  dashtë qe vendimi te jetë me i peshuar dhe më i bazuar ne rregullore të garave. Propozicionet e Garave 2019/2020 është dashtë të shfuqizohen  dhe të vazhdohet me propozicionet 2018/2019 ku Superliga do te ishte prapë me 12 ekipe, Liga e Parë me 16 e kështu me radhë.

    Gazetari: A do te ketë zgjedhje ne FFK si e vlerësoni situatën aktuale?

    A.Ahmeti: Unë kam deklaruar edhe në të kaluarën se mandati i Agim Ademit ka qenë deri me 16.01.2020.   dhe kjo ka qene një nder arsyet pse ai ka filluar të më luftoj, çështjet tjera i kam thënë në te kaluarën. Si do që të jetë ai vazhdoj te qëndroj në krye të FFK-së pa mandat legjitim të cilin u mundua ta vidhte pa konkurrencë me njëfarë votëbesimi i cili i dështoj sepse ishte me shkelje statutare e hallakama në Kuvend, pas konfirmimit të dënimit prej 9 muaj burg për Agim Ademi nga Gjykata e Apelit, që është aktgjykim i plotfuqishëm Agim Ademi ka humbur pozicionin dhe te drejtën meqenë anëtar i FFK-se. Sipas  Statutit të FFK-së nenit 24, Agim Ademi ka humbur pozitën dhe të drejtën për të qenë anëtar i FFK-së. Kjo është e rregulluar edhe me Ligjin e Punës.

    Pas kësaj situate mos shpallja e zgjedhjeve është shkelje stautare dhe ligjore e anëtareve te KE, qëndrimi në pozitë përmban keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe është vepër penale.

    Gazetari: Si është dashtë të veproj FFK sipas jush?

    A.Ahmeti: Jo sipas meje por sipas Statutit te FFK-së pas konfirmim te dënimit nga Apeli, FFK është dashtë të ftoj Kuvendin për te analizuar situatën të konstatoj se Agim Ademi ka humbur mandatin dhe të shpall zgjedhjet për kryetar. Te përcaktoj kriteret për kandidim, të formoj komision zgjedhore  që do të konfirmonte kandidaturat. pas verifikimit te publikoj listën e delegatëve dhe të jep afate për mbledhje te nënshkrimeve dhe datën e Kuvendit Zgjedhore.

    Është humbur shumë kohë dhe tani rrezikojmë te mbajmë zgjedhje para lojëve kualifikuese me humb kohë duke u shtyrë mes vete.

    Gazetari: Si e shihni daljen nga kjo situatë, çfarë duhet bere?

    A.Ahmeti: E pra duhet te respektohet Statuti, e dyta duhet krijuar unitetin brenda FFK-së, FFK nuk është organizatë politike me pas pozitë e opozitë, por të gjithë bashkë duhet të punojmë për te arritur suksese ne arenën vendore e ndërkombëtare.

    Do të punoj me tërë qenien time që të ofroj të gjitha palët me qellim të krijimit te unitet, në FFK ka nevojë dhe ka vend për të gjithë qe dëshirojnë të punojnë drejt në të mirë të futbollit  duke respektuar rregulloret, ligjet,  statutin dhe kodin etik.

    Gazetari:  A ka ndonjë pengës për kandidimi tuaj për kryetar?

    A.Ahmeti: Jo asnjë, nuk jam ne asnjë proces hetimor apo gjyqësor, kam kontaktuar me zyrtarët e UEFA-se dhe me kanë thëne se nuk kam asnjë pengës për kandidim për kryetar. Ka pas një përpjekje nga udhëheqja aktuale e FFK-së gjoja me ma pamundësuar kandidimi  me disa vendime qesharake të cilat të gjitha i ka shfuqizuar Inspektorati i Punës, edhe ashtu nuk ishin valide sepse nuk ishin te konfirmuar nga Kuvendi i FFK-së. Shikone ky është dallimi mes udhëheqjes aktuale te FFK-së dhe meje ata logjik të punës e kanë diferencimin, përjashtimin, ndërsa unë jam i rritur ne një frymë tjetër, unë avancimi  mendoj me arrit me punën dhe bashkëpunim. Mendoj të afroj më shumë njerëz punëtor nga të gjitha gjeneratat e futbollit e mos me u lan hapësirë dallavergjive.

    Gara për kryetar nuk duhet të na armiqësoj as neve si kandidat as delegatet e FFK-së, por duhet të na bashkoj të gjithëve rreth projekteve dhe programeve me te mira për futbollin

    Latest Posts

    Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, ndryshon formatin e garave dy herë brenda pak ditëve!!!

    Ndryshohet sërish formati i garave të Superligës.Komiteti Ekzekutiv i FFK-së gjatë të martës  mbajti mbledhjen e radhës ku u diskutua për rrjedhën e garave...

    LDK-ja thotë se gjendja shëndetësore e Isa Mustafës është shumë e mirë

    Të premten e kaluar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi se ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Për gjendjen e tij ka...

    Nga nesër rezultatet për të infektuarit, shëruarit, të vdekurit nga COVID-19 do të publikohen në ora 15:00

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga nesër, informacionet për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në...

    Shqiptarët ia kërkojnë 1 ministri Vuçiqit dhe 3 pozita tjera për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Serbisë

    Koalicioni i shqiptarëve të Luginës sot janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilin kanë diskutuar për mundësinë e futjes në...

    mos i humb

    Reagim tjetër: Nëse nuk ndodhë kjo gjë, Prishtina ka paraparë tërheqjen nga garat

    Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës ka përfunduar mes shumë tensioneve dhe incidenteve. Kryeqytetasit janë ndarë tejet të pakënaqur me mënyren e ndarjes së drejtësisë,...

    Ish-kreu i Plisave fton klubet për protestë: Krerët e FFK-së po e shkatërrojnë futbollin

    Ish-kreu i Plisave, Albert Kastrati ka ftuar të gjithë klubet që të bashkohen në një protestë kundër atyre që po e dëmtojnë futbollin e...

    Llapi pas skandalit të Gjilanit: Federata me të deleguarit e saj po i humbin investimet milionëshe të donatorëve të klubeve

    Llapi ka reaguar pas ndeshjes së sotme mes Gjilanit dhe Prishtinës, ku trajneri dhe futbollistët e prishtinasve u goditën me sprej lotjsellës nga policia.Gjilani...

    Ballkani dënon ndërhyrjen brutale të policisë ndaj trajnerit dhe lojtarëve të Prishtinës

    Ballkani ka reaguar pas ndeshjes së sotme mes Gjilanit dhe Prishtinës, ku trajneri dhe futbollistët e prishtinasve u goditën me sprej lotjsellës nga policia.Gjilani...

    Trepça ‘89: Kjo që ndodhi sot nuk ka të bëjë me futboll

    Trepça ’89 ka reaguar pas ndeshjes së sotme kontraverse mes Gjilanit dhe Prishtinës, duke thënë se kjo që ka ndodhur sot nuk ka të...

    REKLAMA JUAJ KETU

    Nese deshironi te reklamoni ne portaline tone atehere na kontaktoni ketu.